Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se forca politike që ai bën pjesë është gati për zgjedhje të parakohshme.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai tha se LSI është gati që nesër.
Është koha, është momenti a është gati opozita për zgjedhje të parakohshme?
Petrit Vasili: Që nesër!
Ky është një skenar që LSI e mbështet,që të shkohet në zgjedhje të parakoshme?
Petrit Vasili: Që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëve dhe trafikantëve
a.ç










