• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI-ja ‘zbarkon’ në Uashington: Shqipërisë i duhet një politikë e re fiskale

by A R
05/12/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë në Uashington, e ftuar sipas zyrës së shtypit të LSI, nga The George Washington University.

Ajo mori pjesë në një bashkëbisedim me bordin drejtues të këtij universiteti mbi udhëkryqin në të cilin ndodhet ekonomia shqiptare, papunësinë kritike të të rinjve në Shqipëri, rëndësinë e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirjen dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Kryemadhi theksoi që në fillim të ligjëratës së saj se këto probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtimit të botës universitare dhe akademike nga vendimarrja politike dhe ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeçare ti jepet fund.

Ajo nënvizoi se “empirizmi dhe zgjidhjet e ditës vetëm riciklojnë e thellojnë krizën e zhvillimit ekonomik”.

Në ligjëratën e saj, Kryemadhi nënvizoi nevojën e integrimit më të mirë të të rinjve në tregun e punës nëpërmjet implementimit të strategjive që lidhen me inovacionin dhe me informatizimin, ku rinia shqiptare ka demostruar prirje e aftësi të veçanta dhe ku tregu i punës i të ardhmes është i orientuar fort në këto drejtime.

Kryemadhi theksoi se: “Vetëm edukimi dhe integrimi i të rinjve mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni”.

Gjithashtu, ajo nënvizoi nevojën e një politike të re në fushën fiskale për ta bërë Shqipërinë një vend më atraktiv për investimet e huaja direkte që janë jetike për rritjen e ekonomisë shqiptare dhe që sot paraqiten më shumë munguese se asnjë herë më parë.

Më tej, Kryemadhi paraqiti pikëpamjet e saj për një problem shumë delikat siç është ai i trajtimit të biznesit të vogël, për politika më fleksibël që duhen ndjekur ndaj tij si një biznes që ofron punësim masiv dhe siguron mbijetesën e mijëra familjeve në Shqipëri.

Për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të vendit, Kryemadhi vendosi theksin edhe te zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi, por gjithmonë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet si një premisë shumë e rëndësishme jo vetëm për të rritur besimin e shqiptarëve te drejtësia, por dhe për të rritur njëherazi edhe sigurinë juridike të investimeve dhe bizneseve në Shqipëri. /b.d

Next Post
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

3000 € për azilantët?! Reagon ambasada gjermane: Asnjë mbështetje financiare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In