• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI ironi me Bashën? Nëkryetari i LRI: U këput vetëm një lule

by Java News
29/01/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavaresisht se ka dy dite qe protesta e opozites kaloi me qetesi dhe pa asnje problem, madje dhe pa asnje emocion, debatet per te vijojne.

Dhe nje nder debatet jane shigjetimet qe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka leshuar ne drejtim te Lulzim Bashes, teksa ka kercenuar Ramen se asnje “Lul”-e nuk do ta shpetoje me.

Me sa duket ne te njejten linje ka qene dhe nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Klevi Pojana teksa shkruan ne rrjetin social se ne proteste u keput vetem nje lule. Po tallen serish me aleatin e madh ne aleancen kunder Rames?!

Statusi i plote i nenkryetarit te LRI ne rrjetin social:

“U këput vetëm një lule!

Ky shesh nuk ka parë kurrë më shumë njerëz se në protestën e 27 janarit! Të bashkuar rreth Flamurit kombëtar dhe me qëllimin e vetëm për një të ardhme e Shqipëri më të mirë!

Pa varfëri, pa krim, pa drogë dhe pa keq qeverisje! Meritojnë një FALËNDERIM të madh të gjithë ata që i thanë: Jo, frikës!

Presionit qeveritar me kontrolle e ndalime nga policia e urdhëruar e Ramës dhe detyrimit për të bërë të shtunën ditë pune për punonjësit e administratës, qytetarët e lirë iu përgjigjën me PROTESTË! PROTESTË, thanë dhe të rinjtë, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu e jo të degdisen nëpër botë.

Më fort se të gjithë thërrisnin studentët që qeveria i trajton si armiq me kushtet dhe tarifat që vendos, por dhe gjimnazistët e pranishëm, e kryesisht ata të Tiranës, që sot refuzuan me përbuzje ekskursionet e organizuara posaçërisht për të munguar në protestë, pasi ata nuk mund ti harrojnë kushtet nëpër shkolla, librat e shtrenjtë, të ftohtin që përjetojnë nëpër klasa, lojërat eksperimentale që bëhen me kurrikulat e tyre si dhe mbi të gjitha sprovën e jetës, Maturën Shtetërore që i ngjan një tmerri pafund!

Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë treguan dhe një herë se ata mund të qëndrojnë larg kauzave politike, por nuk mund të heshtin pasi kanë nevojë për mundësi punësimi, për ekonomi të fortë, për shëndetësi falas, për arsim cilësor, për drejtësi të paanshme, për siguri publike, për investime në infrastrukturë dhe ç’është më e rëndësishmja për të rritur standardin e jetesës pasi duhet të ‘vijë’ Evropa këtu e jo të ikin shqiptarët atje! ‘Unë’ ashtu si dhe ‘Ti’, cilido qofsh ‘Ti’ që po e lexon këtë shkrim e dua Shqipërinë të paqtë dhe të begatë prandaj jam i lumtur që nuk u shënua asnjë incident përveç një luleje të këputur!

U këput lulja e kanabisit, lulja që simbolizonte Rilindjen, sektin më antishqiptar që ka njohur demokracia jonë dhe që i ka bërë të gjithë shqiptarët, të majtë a të djathtë, më të varfër, më të palumtur dhe me dëshirën e vetme për tu larguar! Bashkë ia dalim që kësaj luleje të këputur t’i shkulim dhe rrënjët! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”./Tema

a.ç

Next Post
Tragjike në Elbasan, përmbyset traktori, humb jetën shoferi

Shoferi humbet kontrollin e makinës, plagosen dy pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In