• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI i shpall luftë Washingtonit për hir të Adriatik LLallës

by A R
17/02/2018 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të mbrojë me fanatizëm ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Madje devotshmëria e kësaj force politike në mbrojtje të një ish-zyrtari të niveli të lartë që akuzohet drejtëpërdrejtë për korrupsion, shkon deri aty sa të sulmohet hapur aleati strategjik i Shqipërisë, SHBA.

Kjo ka ndodhur në mënyrë permanente gjatë kohës kur Llalla ishte kryeprokuror dhe ai përpiqej të pengonte reformën në drejtësi, edhe pas mbarimit të mandatit.

Për një ish zyrtar nga Gramshi, partia e Metës është e gatshme t’i bëjë fletrrufe edhe Uashingtonit. Imagjinoni cfarë lidhjesh të forta ka pasur dhe ka mes Metës dhe Adriatik Llallës, saqe edhe në keto orë kur ish kreu i akuzës mund të konsiderohet si një kartë politike e institucionale e djegur, LSI vazhdon betejën per mbrojtjen e tij.

Njëri pas tjetrit, dy zyrtarë të LSI, kryetari i Grupit Petrit Vasili, si dhe ish-ministri Ylli Manjani, kanë lëshuar deklarata të ashpra kundër SHBA, për t’i dalë në mbrojtje Llallës.

Fillimisht ishte Vasili ai që i kërkonte ‘llogari’ Washingtonit të zbardhte çështjet konkrete të korrupsionit dhe emrat që ka mbrojtur Llalla.

Ndëkorhë, edhe më i ashpër ishte ish-ministri Ylli Manjani. Ai akuzonte hapur Departamentin e Shtetit se po persekutonte Llallën. Ai shkon deri aty madje sa krahason regjimin diktatorial të Enver Hoxhës me SHBA-në. Sipas tij, “sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH”.

Deklarata e Manjanit kundër SHBA:

“Ironi e madhe e fatit!

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!

Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.

Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqësisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar…

Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!

Tani sjemi më të sigurtë…

I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….

Shumë e çuditshme”, shkruan Ylli Manjani./a.m.

Next Post
Si sot, më 17 Shkurt, u dogj Xhordano Bruno

Si sot, më 17 Shkurt, u dogj Xhordano Bruno

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In