• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

LSI hedh poshtë akuzat ndaj Metës: Aferën korruptive në CEZ e bëri Berisha

by
08/09/2015 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish ditën e sotme për akuzat e bëra nga Partia Demokratike se Ilir Meta është i përfshirë në një aferë korruptive me CEZ. Në një dalje për mediat, Drejtori i Kabinetit të zotit Meta, Sokol Dervishaj ka hedhur poshtë këto akuza të opozitës duke i cilësuar aspak të vërteta.

Duke sqaruar opinionin publik, Dervishaj tha se në akuzat që janë bërë nga PD dhe dokumetet që kjo forcë politike paraqet si prova, nuk përmendet aspak emri i Metës. Madje sipas tij e kundërta është e vërtetë, që në këtë aferë janë të përfshirë zyrtarë të PD dhe vetë Berisha.

“Më dua të sqaroj disa të vërteta sa i takon akuzave të bëra këto ditë nga PD ndaj zotit Ilir Mta. Rezulton qartësish se palët e përfshira në këtë aferë janë prezantuar nga ish-ambasasdori i Berishës dhe aspak nga zoti Meta. Kanë diskutuar mbi kushtet dhe Berisha ka pasur njohje të hershme me zyrtarët në fjalë. Se kush janë këtë zyrtarë PD e ka shumë të qartë se i ka emëruar vetë. Mbi çësthtjen e arbirtrazhit emri i zotit Meta nuk përmendet në asnjë rresht. Më duhet të sqaroj se marërveshja është lidhur me 1 Shtator 2013 kur Meta ka apsur funksione të tjera. Diversion pa bazë për sa spekulohet në disa shkrime të publikuara në disa media. ERE uli çmimin duke dëmtuar rëndë financat e CEZ.” tha ai

Sipas tij në kohët kur është nënshkruar marrëveshja, Meta ka pasur detyrë tjetër, atë të Ministrit të Jashtëm. Dervishaj nënvizoi se me këto akuza, PD nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr në pah aferat e bëra nga selia blu dhe Berisha gjatë qeverisjes. Në këtë kuadër, LSI i ka bërë thirrje që provat që ato pretendojnë që kanë t’i dërgojnë në Prokurori dhe të lënë mënjanë baltosjen e pabazë.

“Gjatë periudhës së pretenduar Meta ka vizituar Pragën dy herë me ftesë të Partisë Socialiste Evropiane dhe nuk ka qenë vetëm z. Meta. Dhe ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm çek. Gjithashtu Meta ka vizituar edhe me 1 dhjetor ku ka zhvilluar një takim me Minsrin e Ekonomisë dhe një vizitë në CEZ. Pretendimet e PD-së nuk bëjnë asgjë më shumë se sa vetë akuzojnë kryeministrin e PD-së. Mesa duket është një përpjekje për të goditur kolegët e tyre. Zyrtar të PD-së kanë bërë të mundur këtë aferë të madhe. I bëj thirrje PD të respektojë rregullat e lojës tu referohet fakteve dhe akteve.” u shpreh Dervishaj

Next Post

E keni menduar se si do të dukeshin të plakur karakteret e filmave vizatimorë? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In