• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI është në “të drejtën” e saj

by Mero Baze
16/03/2018 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Lëvizja Socialiste për Integrim është duke bërë atë që di të bëjë më mire. Ta bëjë të ndjehet i pasigurtë, aleati i vet me të.

Partia Demokratike është nën presion një vit para zgjedhjeve lokale, për të qetësuar LSI-në, nëse do jetë në aleancë me të, apo jo, dhe nëse po, atëhere gjërat duhet të vendosen qysh tani.

Ka shumë njerëz që e konsiderojnë këtë një përpjekje për të poshtëruar Partinë Demokratike. Ka të tjerë që mendojnë se LSI e bën të ndalë hemoragjinë e rrjedhjes së mundshme të elektoratit drejt Partisë Socialiste. Por në fakt, fuqia e LSI dhe aftësia  e saj për të negociuar varet pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë. E vetmja armë e fortë politike e LSI-së, ka qenë gjithnjë të qënit e pasigurtë për aleatin e vet.

Nëse ka një gjë që e karakterizon aleancën katërvjeçare të LSI, me Partinë Socialiste, është pikërisht fakti që socialistët nuk ishin të sigurtë asnjë ditë, nëse e kishin aleat LSI-në, apo jo. Sapo gjërat dukeshin sikur ishin në rregull, gjithmonë shfaqej një sinjal pasigurie, një krizë, një mos-komunikim, një thirrje për largim nga koalicioni etj. Për katër vite, së pak dy herë në vit, koalicioni ka qenë gati për t’u prishur, dhe shpesh jo vetëm për faj të LSI-së, por për shkak të stilit të saj, të mos dhënies siguri për aleatin. Krijimi i pasigurisë për Edi Ramën ka qenë sport ditor i çdo figure politike të LSI-së.

LSI e konsideron dobësi të saj, biles shfrytëzim të saj, nëse aleati i saj ndjehet i qetë, duke e llogaritur atë si numra të thjeshtë.

Falë kësaj mjeshtërie, ata e bënë Partinë Socialiste, që një vit para zgjedhjeve, të përsëriste çdo muaj thirrjen për t’u ulur për marrëveshjen e re, dhe asnjëherë nuk e morën atë përgjigje. Falë këtij shantazhi ku e futën PS-në, në muajin e fundit para afatit të koalicioneve, ku nga një anë LSI ndizte zjarrin në çadër dhe nga ana tjetër ngrohte gjellën në zyrat e qeverisë, Ilir Meta arriti të marrë postin e presidentit dhe nja dhjetë deputetë në listën pritëse të PS-së, duke u bazuar në skenarin që do hynin në zgjedhje pa opozitën kryesore. Ishte e vetmja javë që mund t’i merrte këto, falë talentit se si i futi dy palët në luftë për të marrë gjërat e veta. Një javë më pas, nuk do merrte asgjë.

Sapo e siguroi këtë, LSI i doli përballë PS-së, duke ju bashkuar opozitës dhe duke konsideruar që nuk do të kishte marrëveshje për zgjedhje, nëse nuk realizoheshin kërkesat e tyre.

Ishte ky shantazh final, darka ku Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Vangjel Dulja dhe Lulzim Basha u bënë bashkë përballë Edi Ramës, që e ktheu Edi Ramën në identitet dhe me një palë tuta dhe një dorë në qafë Lulzim Bashës, zhbllokoi situatën dhe mori i pastër zgjedhjet i vetëm.

Është kjo që LSI po bën tani dhe me Partinë Demokratike. Në ditët më të këqija të Lulzim Bashës, ku ai nuk mbledh dot faturat, se si ka shpërndarë lekët për fushatë, LSI po përpiqet t’i tregojë se ka dhe alternativa të tjera. Biles duke përdorur dhe shtypin më afër PS-së, por dhe lobe ndërkombëtare të afërta me të dy palët. Ata janë realisht duke lobuar për një garanci të re nga socialistët për koalicion.

E gjithë kjo synon futjen nën presion të PD-së para zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha, për të mbajtur me shpresë elektoratin e vet, se gjërat po ndryshojnë.

Nuk janë duke bërë asnjë mëkat. Po bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Biles këtu, më shantazhues se zërat e LSI-së, është indiferenca e PS-së, e cila bën sikur nuk e ka mendjen tek ajo që po ndodh. Kjo e shantazhon dhe më shumë Lulzim Bashën, i cili LSI-në e ka kthyer në identitet të mundësisë së ardhjes në pushtet.

Nga e gjithë kjo do të kemi dy rezultate. I pari dhe më i pritshmi, është futja në panik e Lulzim Bashës, për ta detyruar atë të shkojë përsëri tek vendimi ekstrem për të mos hyrë në zgjedhje, dhe LSI pastaj të përpiqet të negociojë këtë krizë “me qetësi dhe dashuri”, për t’u thënë socialistëve, se jeni në dorën time, nëse e doni opozitën në zgjedhje.

Rezultati i dytë më i butë, do të jetë që Lulzim Basha t’i thërrasë që tani, e t’u tregoj pjesën që do t’u japë. Në të dy rastet janë duke bërë politikën e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i paragjykojë për mungesë morali.

Nëse herën e parë, Basha dhe Rama ja dolën këtij shantazhi, duke u bërë bashkë kundër LSI-së, tani janë të dënuar ta përballojnë këtë shantazh ndarazi. Basha duke u treguar se është gati të shkojë në luftë edhe pa ata, ndërsa Rama duke  treguar se nuk është gati të fillojë përsëri të marrë ilaçe për dhimbje koke, nga aleanca me ta.

Next Post
VIDEO/ Biznesmeni ve në rrezik jetën për të reklamuar produktin

VIDEO/ Biznesmeni ve në rrezik jetën për të reklamuar produktin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit

VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit

August 10, 2026
FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

August 10, 2026
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

August 10, 2026
Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

August 10, 2026
VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë!

August 10, 2026
Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

August 10, 2026
VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

August 10, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com