• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI bashkon votat me të djathtën, miratohet buxheti i bashkisë Shkodër

by A R
29/04/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej ditës së sotme, bashkia e Shkodres ka në dispozicion buxhetin e ri për vitin 2016. Miratimi i këtij buxheti, shifra e të cilit është në 1 miliard e 655 milion lekë, pasi kaloi në disa faza konsultative me grupet e interesit, mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Edhe pse gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak grupi i këshillatrëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kryesuar nga Sokol Lekaj, përcolli kritika jo të vogla në drejtim të disa prej pikave të këtij buxheti, në ndryshim nga kolegët e tyre këshilltarë të Partisë Socialiste, votat e tyre në procesin e votimit ishin pro miratimit të këtij buxheti. “Angazhimi më i madh nis tani dhe sfidat që e presin bashkinë janë të shumta, prandaj duhet përkushtim dhe profesionalizëm”, tha në fjalën e saj menjëhërë pas mbylljes së procesit të votitmit kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Keshilli-Bashkiak-Shkoder-buxheti-(2)Ajo tha se 9 votat kundër dhe dy abstenimet i përkthen si një votë politike, por edhe si një zë kritik rreth atyre prioriteteve të vendosura nga ky institucion për këtë vit, ndërsa nënvizoi se “miratimi i këtij buxheti është më i rëndësishmi për bashkinë, pasi i hap rrugë nisjes së investimeve dhe projekteve të parashikuara për tu zbatuar gjatë 2016”.  “Pas reformës territoriale Bashkia jonë tashmë përfshin një territor rreth 50 herë më të madh, me një sipërfaqe prej 872.71 km2 dhe një popullsi dy herë më e madhe prej rreth 204,000 banorë të regjistruar. Bashkia e re e Shkodrës ka në përbërjen e saj 11 njësi administrative: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh, Velipojë. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra.”, bëri të ditur Ademi.

Keshilli-Bashkiak-Shkoder-buxhetiAjo theksoi se menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit 2015, u përfshimë në një proces të vështirë të bashkimit administrativ dhe funksional të Bashkisë. Gjatë këtyre muajve procesi i trazicionit është shoqëruar me vështirësi në menaxhimin, shpërndarjen dhe administrimin e burimeve njërëzore, është përballur me mungesën e burimeve financiare për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve në territor. Procesi i transformimit dhe tranzicionit akoma nuk ka përfunduar. Një sërë aktesh normative, udhëzime dhe urdhëresa të paqarta kanë ështirësuar procesin duke sjellë vonesa, ripërsëritje të procedurave, mungesë koordinimi ndërmjet institucioneve vendore e qëndrore.

Duke folur për problemet që ekzistojnë aktualisht në territorin e Shkodrës ku konstatohen zona me diferenca të dallueshme përsa i përket infrastrukturës ekszsituese rrugore, shërbimeve publike, gjendjes së objekteve të arsimit dhe shërbimit shëndetësor, gjendjes ekonomike dhe sociale të komuniteteve, Ademi premtoi se do të ketë shumë shpejt ndërhyrje në to. “Përmirësimi në vijimesi, sidomos i shërbimeve publike, kujdesi, pastrimi e mbrojtja e mjedisit, mirëmbajta e infrastrukturës ekzistuese, përmirësimi me furnizim me ujë të pijshëm, rritja e sigurisë, ndriçimi i ambjenteve publike, përmirësimi i aksesit dhe lëvizshmërisë, mbeten sfidë e bashkisë së Shkodrës. /Gasper Marku / ATSH

Next Post

Dëmtim i tmerrshëm për danezin Krohn-Dehli (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Saturni ndryshon fatet, Horoskopi: Periudha e re astrologjike premton dashuri, para dhe vendime të mëdha

February 9, 2026
Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

February 9, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

February 9, 2026

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

February 9, 2026
Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

February 9, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In