• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lotët e ushtarit të UÇK-së, reagon e bija: Ja pse po qante

by Java News
28/11/2016 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

otografia me ushtarin e përlotur të UÇK-së është komentuar në mënyra të ndryshme dhe ka sjellë edhe reagimin nga e bija e tij.
Ajo sqaron se në fotografi është Xhafer Kadiri, ushtar i UÇK-së. Fotoja është bërë më 12 nëntor 1998 në fshatin Reti të Rahovecit. Ja çfarë shkruan vajza e tij, Saranda Kadiri, në Facebook:

REAGIM:
Për herë të dytë po reagoj publikisht për këtë cështje. Ka kohë që po ndihem e dëshpëruar nga komentet e pavërteta, të tipit: uniforma dhe lotët nuk shkojnë bashkë, ose këto lotë janë të njerëzve që lufta i ka zënë “zgabim”, pastaj komente prej më të ndryshmeve ku thuhet se ushtari në fotografi mbledh kanaçe, s’ka shtëpi, ka dalë në TV me lyp ndihmë etj. Prandaj, po ju informoj të gjithëve.

Babi im, Xhafer M. Kadiri nga Rahoveci, me dëshirë, vullnet e guxim, ka vendosur të marrë pjesë në Luftën Clirimtare të Kosovës. As nuk e ka zënë lufta “zgabim”, as nuk e ka detyruar apo paguar askush t’i bashkohet ushtrisë. Atdhedashuria dhe fuqia e ndjenjës për clirim e bashkim, ishin shtysat kryesore që ai të linte familjen dhe t’dashurit e tij e t’i bashkohet me siguri të plotë UCK-së. Ata që e njohin personalisht e dinë shumë mirë këtë fakt. Kur jemi te lotët, personalisht mendoj që lotët dhe uniforma shkojnë bashkë më shumë se cdo gja tjetër, qofshin lotë gëzimi për clirim, apo lotë dhimbjeje për humbjen e bashkëluftëtarëve.

Në këtë rast, fotografija është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit, dhe lotët në sytë e babit tim shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Sa u përket dezinformatave të tjera, ushtari në fotografi është BABI IM, nji njeri i thjeshtë si plot të tjerë, punon ndershëm dhe pastër për me i dal zot familjes dhe me i arrit qëllimet e veta dhe të familjes së tij.

Ai mirret me blegtori dhe bashkë me familjen e tij përkujdeset për fermën e tij, dhe mundohet në cdo mënyrë me i qëndru besnik punës, familjes, njerëzve dhe atdheut.

Edhe këto i dinë shumë mirë të gjithë që e njohin personalisht. Nuk është e vërtetë që ai ka kërku ndihmë prej dikujt, në videon e shumë përfolur dhe me gjasë të keqkuptuar nga një numër i madh individësh, ai thjeshtë ka treguar për shkeljen dhe mungesën e trajtimit në mënyrë të duhur të kategorive të luftës nga ana e pushtetit.

Ka kohë që kjo fotografi po përdoret për qëllime të caktuara politike apo interesa të tjera personale nga individë apo grupe të caktuara, po e qartësoj që, asnjëherë babi im nuk ka pasur përfitime personale nga këto “lojëra”. Kërkoj që nëse hasni në këso lloj komentesh t’u tregoni njerëzve realitetin, mos e keqpërdorni luftën e drejtë dhe vlerat e saj, mos përdorni askë për qëllime personale, mos bini pre e informatave të pavërteta.

Për fund, i përshëndes dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vazhdimisht respekt dhe dashuri per babin, për luftën, për dëshmorët dhe familjet e tyre, për të pagjeturit dhe për ATDHEUN. Mbetshi mirë, Saranda Xhafer Kadiri
Telegrafi/di

Next Post
Licensimi i pikave të karburantit, pritet rritje çmimi 3-4 lekë për litër

Pikat e karburanteve, të preferuarat e grabitësve: 175 në pesë vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In