• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lotë dhe shpulla vetes, azilkërkuesi shqiptar qan kur dëgjon vendimin e gjykatës

by Java News
31/10/2016 12:14
Gjykata, Ulm

Gjykata, Ulm

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer në lot. Pastaj ai ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten. Incidenti ndodhi në sallën e Gjykatës së Landit në Ulm, kur azilkërkuesit shqiptar, iu komunikua dënimi për veprën penale ‘Tentativë vrasje’. Është dashur ndërhyrja e disa zyrtarëve për ta neutralizuar 48-vjeçarin derisa kanë ardhur sanitarët dhe një mjeke e emergjencës të cilët e kanë dërguar menjëherë për në Klinikën Universitare.

Agresiviteti i azilkërkuesit në fjalë kishte rënë në sy që në pesë seancat paraprake duke ju ndërhyrë në fjalë disa dëshmitarëve. Ai kishte kërcënuar me vdekje vazhdimisht shumë nga të strehuarit e tjerë shqiptarë në qendrën e azilit në Blaustein dhe kishte rrahur disa herë disa fëmijë dhe çifte pleqsh. Por, para gjyqit ai ka thënë se është zënë me bashkatdhetarët e tij për shkak se, sipas tij, ata nuk kërkonin punë në Gjermani por vetëm sorollateshin dhe pinin alkool si dhe nuk u përmbaheshin rregullave të higjienës. Ndërsa fqinjët e tij ishin ankuar me një letër të dërguar autoriteteve se “ishin terrorizuar nga personi, dhe kishte ndodhur që nga frika të iknin nga banesat në mesnatë”.

Situata kishte shpërthyer kur ai kishte kërcënuar familjen fqinje, e cila donte ta padiste pasi që ai kishte rrahur vajzën e tyre. Kur 48-vjeçari kishte kërkuar ta tërhiqnin padinë dhe ata nuk kishin pranuar, i akuzuari kishte marrë sëpatën e mishit nga kuzhina duke sulmuar fqinjin me të. Me këtë rast, sipas gjykatës ai kishte për qëllim ta mbyste atë duke e goditur në kokë ose së paku, e kishte marrë në konsideratë edhe vrasjen e tij. Goditja e parë me sëpatë e kishte kapur personin e sulmuar që por me dorën e ngritur lart. Me atë rast ai ka pësuar lëndim të lehtë.

Goditjet e tjera vrasëse janë penguar falë alarmimit që kanë bërë gruaja e viktimës dhe e sulmuesit. Edhe pse xhirimet e bëra nga videokamera e dëshmonin shumë qartë zhvillimin e ngjarjes, kjo nuk e ka ndaluar të akuzuarin që të tregonte versionin e vet. Por trupi gjykues i ka besuar videos dhe jo rrëfimit të tij. Është interesante se prokuroria ka kërkuar dënim më të butë se sa që i ka shqiptuar gjykata: 2 vjet burg për lëndim të rrezikshëm trupor, transmeton albinfo.ch. Dhe, duket se fakti që dënimi i kumtuar nga trupi gjykues dukshëm më i lartë se propozimi i prokurorisë ka qenë shkaktari i shpërthimit të tij.
Albinfo/d.i.

Next Post
Dëshmia/ Gruaja që denoncoi gjyqtarin rrëfen 3 takimet që ka patur me Boçin

Dëshmia/ Gruaja që denoncoi gjyqtarin rrëfen 3 takimet që ka patur me Boçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

October 1, 2026
Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

October 1, 2026
VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

October 1, 2026
I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

October 1, 2026
Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!

Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!

October 1, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE, mesatarja javore 2,24 euro për litër!

October 1, 2026
Politika mban frymën, KLP hap garën nesër për krijimin e SPAK

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Shoqata e shqetësuar për ndarjen e provave me avokatët!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com