• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lorik Cana sot 32-vjeç, ja jeta e kapitenit Kuqezi

by
27/07/2015 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, feston sot 32­-vjetorin e lindjes. Futbollisti nga Gjakova ka marrë shumë urime nga tifozët dhe kolegët e tij për ditëlindjen.

Një urim i veçantë ka ardhur për të edhe nga klubi i tij, Lacio. Loriku u frymëzua nga babai i tij, Agim Cana, për t’u bërë futbollist.

Edhe redaksia e JavaNews.al i bashkohet urimeve të përzemërta për kapitenin tonë legjendar kuqezi.

Karriera e kapitenit kuqezi

Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadrër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajner kishte babain e Lorikut.  Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, ku më pas firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain.

Ai ishte i ftuar për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16 vjeçare, por nuk mundi dot të bashkohej sepse nuk iu dha viza britanike.  Te Paris Saint-Germain, ai shpenzoi tre vite karrierë në divizionet e ndryshme franceze. Cana më në fund bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2003, dhe që atë herë, ai u bë lojtar i skuadrës së parë.

Cana2-1

Ndërkohë, në fillim të sezonit 2005-06, Paris Saint-Germain ndryshoi trajner dhe kjo gjë nuk ishte në avantazh të Canës. Kjo gjë bëri që ai të transferohej në jug të Francës, për tu bashkuar me klubin më të suksesshëm në historinë franceze, Marseille. Që kur u bashkua me Marseillen, ai forcoi vendin e tij në formacionin e parë, duke shënuar edhe golin e fitores në ndeshjen e parë midis Marseilles dhe ish–klubit të tij (Paris Saint-Germain). Ai gjithashtu u bë dhe kapiten pas largimit të ish–kapitenit Habib Beye tek skuadra eNewcastle United gjatë verës së vitit 2007.

Cana u largua nga klubi për të transferuar te klubi i Premier Ligës, Sunderland në Gusht 2009.  Ai e mori shumë shpejt shiritin e kapitenit pasi ju dorëzua nga Steve Bruce, edhe pse më vonë Bruce deklaroi se akoma nuk ishte vendosur se kush do të ishte kapiten i skuadrës.

Bz7xKIOIUAAoHhV

Më 8 Korrik 2010, Cana u bashkua me klubin turk Galatasaray për një shumë prej 4.5 milion €. Më 3 Korrik 2011, Cana firmosi me klubin italian Lazio. Për Canën, Lazio pagoi 6.75 milion €.

Cana u bë pjesëtar i Kombëtares shqiptare që nga viti 2003, pasi u thirr nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai e pranoi kërkesën dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 11 qershor, që në moshën 19-vjeçare.

Kapiteni legjendar shqiptar i dha fund beqarisë më 27 qershor të vitit të kaluar. Ai u martua me arkitekten italiane, Monika. Ndërkohë, që në muajin shtator pritet të bëhet baba për herë të parë.

lorik-cana-613x620

Next Post

Ky ëngjëll është tmerri i ISIS (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In