Lori e “Big Brother” harron Viganin, tash në krahët e një tjetër mashkulli (Foto)
Banorja e edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”, Lori Hoxhallari, mbetet njëra nga femrat më seksi nga të gjitha edicionet e këtij reality show.
Vajza, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi, nisi një lidhje me banorin nga Kosova, Visar Kalludra, lidhje kjo që nisi dhe përfundoi brenda, javëve të fundit u pa në shoqërinë e një banori tjetër të “Big Brother”, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Vigan Shehun, në videoklipin e të cilit, të titulluar “Tregoma”, Lori ishte protagoniste dhe afërsia mes tyre e treguar në klip dhe disa fotografi, bën që të aludohet për një lidhje mes tyre.
Por si duket bukuroshes nuk i ecën me meshkujt kosovarë, ajo tani është në krahët e një tjetër mashkulli, i cili quhet Xhulio dhe është nga Tirana.
Dyshja janë duke shijuar pushimet në jug të Shqipërisë dhe nga fotot dhe dedikimet që bëjnë për njëri tjetrin, duket se Lori ka nisur një romancë të re, të cilën po e shijon shumë. /Telegrafi/














