• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për duetin dhe jo duelin

by Java News
02/02/2016 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka disa dyshe që mbajnë pezull gjithë humorin politik në Tiranë. Rama e Meta, Berisha e Basha, Rama e Blushi e madje edhe Ilir Beqja me Albana Vokshin, që së fundmi kanë krijuar çiftin më inkadeshent e të pranishëm në media. Pothuaj secila prej këtyre dysheve shihet dhe kërkohet të jetë në duel të vazhdueshëm. Në përplasje të vazhdueshme. Në përpjekje të vazhdueshme, e cila që të vazhdojë të jetë edhe më tej interesante, duhet të prodhojë patjetër një humbës dhe një fitimtar. Paqja mes tyre nuk është lajm dhe vetë lajmi kalon gjithëherë përmes përplasjes. Që edhe kur mungon duhet shpikur.

Që në momentin e parë, pothuaj tre vjet të shkuar, kur Rama e Meta shpallën aleancën mes tyre, skeptikët nuk parathanë e parapanë ardhjen e të majtës së bashkuar në pushtet, por hodhën fall për ndarjen me luftë mes të dyve. Herë e miq e herë armiq, por asnjëherë indiferentë ndaj njëri-tjetrit, fati “personal” i dy burrave që drejtojnë maxhorancën, për të mirë e për të keq, kushtëzon gjithë fatin e maxhorancës. Kush kërkon që mes tyre të ketë duel dhe jo duet në të vërtetë është duke u përpjekur të shohë një maxhorancë të ndryshme nga kjo që po qeveris aktualisht vendin. Më e mirë apo më e keqe, më profesionale apo më politike, më politike apo më teknike, ky është diskutim tjetër, por i saktë është vetëm pohimi se ndryshimi i ngjyrave, stileve, emrave dhe numrave që do të prodhonin emra, do të ishte gati-gati radikal.

Berisha e Basha janë dy drejtuesit kryesorë të opozitës. Sipas gjykimit ironik të kudnërshtarit të tyre Rama, njëri është “pronari”, kurse tjetri është vetëm administratori i PD-së. Sepse ai më shumë se kushdo tjetër, të paktën në këtë moment, kërkon të ketë ndarje të qartë dhe distante mes tyre. Dhe mënyra më e mirë për ta realizuar një gjë të tillë është nxitja e idesë se dikush ka në zotërim ende çfarë ka lënë dhe tjetri nuk ka ende në zotërim çfarë ka marrë. Çdo ndarje e mundshme mes drejtuesve realë të PD-së do ta ndante me një hendek edhe më të thellë shpresën për rikthim në pushtet nga realizimi i saj. Dhe çdo përpjekje për të gjetur duel dhe jo duet mes tyre thjesht shton shanset e duelit me të cilin humbin të dy. Më mirë të ndryshëm se identikë, më mirë atipikë ndaj njëri-tjetrit sesa fotokopje të njëri-tjetrit, të paktën dhe për një kohë të papërcaktuar, ky çift do të jetë ritmi për tangon e çartur të opozitës.

Më shumë Rama se Blushi, më shumë kryeministri me mosveprimin e tij sesa deputeti me aksionin e tij, kanë krijuar një dyshe të re në politikë. Debati i rikthyer në PS për emrin e kryetarit të partisë po shihet në mënyra të ndryshme. E përbashkëta e tyre është vetëm fakti se ai tani ka dalë nga gardhi i partisë kryesore në pushtet dhe po bëhet pronë e publikut nëpërmjet medias. Rama dhe një shumicë e zëshme po mohon mundësinë e një gare për postin e kryetarit të PS-së, edhe pse askush nuk do të vinte bast kundër tij për fitore në një garë të mundshme. Rama duke kursyer energjitë për garën që mohon, humb më shumë sesa po të pranonte edhe një garë të imponuar. Në të kundërt Blushi dhe me gjasë një pakicë e pazëshme në PS, do të duhej ta konsideronte fitore të tij pikërisht mohimin e garës nga e cila, gjithkush do të vinte bast se do të dilte i humbur në shifra. Por kush e sheh si duel mes dy ish-miqve dhe nga momenti që as njëri as tjetri nuk pranojnë duetin mes të tyre, mund të shenojë  se e humbur është vetëm monotonia monokolore dhe e mërzitshme në të majtë. Në një të majtë që si kurrë më parë nuk ka emra të përveçëm që njihen, por vetëm numra pa emra që imponohen.

Në fund, por jo nga fundi sepse ka nisur pothuaj që në ditët e para të kësaj maxhorance, ministri i shëndetësisë dhe kryetarja e komisionit parlamentar të shëndetësisë janë përfshirë në një debat që u ngjiz si politik, vazhdoi si penal dhe po bëhet gati personal. Nëse do të ishte një duet me dy zëra të ndryshëm, qëndrime të ndryshme dhe filozofi të ndryshme dhe jo një duel ballkanik, debati publik mes tyre do të prodhonte përfundimisht vetëm një dobi të shtuar publike. Do të prodhonte më shumë transparencë, qortim dhe korrigjim të mundshëm. Nisi mirë, por po vazhdon keq sipas traditës së keqe shqiptare që e sheh kundërshtarin politik si armik që duhet mundur. Sepse për të pasur sukses e tëra kërkohet duet edhe me armikun dhe jo duel siç ndodh deri më tani. Në gjuhë më evropiane, kjo do të quhej konsesus nëse do të ishte e mundur të sigurohej. Edhe pse konsensusi është gjithmonë i thirrur në duel në këto vise.

Next Post

Mel B: Po, kisha dashnore femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

October 23, 2026
Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

October 23, 2026
Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

October 23, 2026
Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

October 23, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend in e Kosovës të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

October 23, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Turizmi ul ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë!

October 23, 2026
SHBA gjobit “Air France” dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit “Air France” dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In