Jennifer Lopez ka folur për të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez në një emision televiziv në Amerikë. Këngëtarja 47-vjeçare është pyetur nga James Corden në “The Late Late Show” për lidhjen e saj me Rodriguezin 41-vjeçar, me të cilin ka nisur takimet prej muajit shkurt.
“Të lutem mos ma bëj këtë. Çfarë doni të them unë?”, i është lutur Lopez Cordenit derisa ai përmendte emrin e të dashurit të saj.
“Ai është më i miri. Do ta pëlqeje edhe ti”, ka thënë Lopez. “Është djalë i mirë. Është i lezetshëm”, ka thënë veç të tjerash J-Lo, citohet Koha. (b.an)