Tifozët ultra raportohet se kanë kërcënuar me vdekje lojtarët e klubit të tyre me një mesazh që kanë lënë në afërsi të Colosseumit. Pak ditë pasi fansat e Lazios organizuan një funeral për rivalët e tyre të qytetit, tani janë fansat e Romës që kanë kërcënuar lojtarët.
“Disa këshilla, pa ofendime… Flini me drita ndezur!” thuhej në banerin që kanë vendosur tifozët. Këtij mesazhi i janë bashkëngjitur edhe fotografitë e Radja Nainggolanit, Mohamed Salah dhe Daniele De Rosit. Ky është një kërcënim direkt i lojtarëve dhe gazeta italian “La Stampa” raporton se policia është duke hetuar rastin, përgatiti Koha. (b.an)