• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lonely Planet”: Shqipëria, më e mira për udhëtime në 2023

by A R
17/09/2023 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Peizazhet mahnitëse malore të Shqipërisë, rrënojat e kështjellave, kryeqyteti i zhurmshëm dhe plazhet e ëndërruara po rivalizojnë çdo vend në Mesdhe dhe vazhdojnë të magjepsin”.

Me këtë koment, “Lonely Planet” një nga agjencitë më prestigjioze të turizmit në botë ka futur Shqipërinë në listën e 30 destinacioneve më të mira në botë për udhëtime në 2023-in.

Për Shqipërinë thuhet se janë të pakta vendet ku mund ta nisësh ditën në mal dhe ta mbyllësh në det. “Lonely Planet” thotë se bukuria natyrore e Shqipërisë do t’ju lërë pa frymë dhe se do shpenzoni më pak sesa Greqia fqinje.

“Shqipëria po bëhet dalëngadalë xhevahiri i Ballkanit për shkak të ujërave të saj të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë së çmimeve për të gjitha llojet e udhëtarëve. Ejani me një mendje të hapur dhe plane të pakta, por bëhuni gati të zhyteni në një kulturë të pasur si asnjë vend tjetër në Evropë”, shkruan Lonely Planet.

Agjencia e njohur amerikane bën edhe sugjerimet e saj se çfarë nuk duhet lënë pa vizituar në Shqipëri duke e nisur nga Thethi, si vendi më i mirë për adhuruesit e ecjes në mal dhe aventurave.

Së dyti Korça, si një nga qytetet e veçanta të vendit dhe më pas Gjirokastra, qyteti i gurtë, pasuri e Uneskos. Dhërmiu konsiderohet si vendi më i mirë për të shkuar në plazh.

Shkodra, konsiderohet si qyteti më i mirë në veri të vendit me kështjellën dhe liqenin. Lini në Pogradec citohet si fshati më i qetë në Shqipëri. Saranda është qyteti më i vizituar gjatë verës dhe në fund Porto Palermo si destinacioni më i nënvlerësuar i Rivierës Shqiptare.

/a.r

Next Post
Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për rastin e gjenocidit

Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për rastin e gjenocidit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In