Statuja prej bronzi e Princeshë Dianës dhe e Dodi Al Fayed do të hiqet nga qendra tregtare luksoze, Harrods.
Ajo do ti kthehet ish pronarit të dyqanit në perëndim të Londrës dhe babai i Dodi-t, Mohamed Al Fayed i cili ka porositi përkujtimoren pasi çifti vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1997 në Paris.
Me shpalljen e një memoriali të ri në Kensington Palace, Harrods tha se koha e duhur për kthimin e statujës.
Statuja e quajtur ‘Viktima e pafajshme’ paraqet Princeshë Dianën duke vallëzuar e Dodin që i kthejnë lirinë një zogu duke rrahur krahët.
‘Viktima e pafajshme’ u vendos në Harrods në vitin 2005. Ajo mbante autorizimin e Mohamed Al Fayed, i cili ia shiti qendrën tregtare Qatar Investment Authority në 2012 për 1.5 miliard paund.
Pronari i dyqanit Michael Ward, tha se tani ishte koha për të kthyer statujën duke pasur parasysh se princat Uilliam dhe Harry, djemtë e Princeshës kanë porositur statujën në kujtesë të nënës së tyre.
Statuja është projektuar nga dizenjuesi artistik i Harrods, Bill Mitchell, i cili kishte punuar për familjen Fayed për më shumë se 40 vjet.