• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Lokali që preferonte diktatori Hoxha/ Vila “Valbona” u ndërtua në 1928 në Korçë/ Voci: Përfaqësonte një ndërtesë tipike borgjeze

by Java News
30/09/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo vilë e vëllezërve Kondili në Korçë, e pagëzuar nga regjimi komunist me emrin “Valbona”, përfaqëson dhe sot arkitekturën italiane të këtij qyteti, që njohu lulëzimin e tij në vitet 1920 dhe 1930.

Ka mbartur për gati një shekull histori të pronarëve të saj, më pas të vetë Enver Hoxhës, dhe prej 70 vitesh, kujtime të shumta kanë mbetur aty dhe nga korçarët, madje jo vetëm, pasi prej 7 dekadash shërben si bar kafe.

Arqile, Aristotel dhe Lefter Kondili, në vitin 1928 vendosin të ndërtojnë një shtëpi banimi, atëherë në zonën periferike të qytetit, me arkitekturën e shtëpive të aristokracisë italiane. Meqë dy nga vëllezërit kishin studiuar në Vjenë, projektimin dhe zbatimin ia besuan një arkitekti austriak.

Për arkitektin dhe hulumtuesin Ilir Voci, arkitekti e kishte të qartë se çfarë do të ndërtonte, ku do e ndërtonte dhe çfare do të përfaqesonte ky ndërtim, që as më shumë e as më pak, është ndërtesë tipike e borgjezisë së re që sapo kishte lindur në këtë vend.

“Godina përfaqëson një ndërtim të borgjezisë së re korçare, ndërtuar në vitin 1933, me një arkitekturë tipike italiane. Vlen për t’u përmendur që arkitekti e ka studiuar shumë mirë në momentin endërtimit, pozicionin ku do të ndërtohej. Ishe dhe është edhe sot, një simbol i rëndësishëm i arkitekturës në Korçë dhe një simbol përfaqësues i arkitekturës italiane në këtë qytet”.

Ndërtimi përfundoi në vitin 1933, thjesht si një shtëpi banimi. Projektuesi vejnez i mahniti qytetarët me këtë ndërtesë magjepsëse, gjithkush kishte dëshirë të hynte ne të thjeshtë për ta parë, pasi dhe aredimi ishte tipik italian, mermeri i shkallëve i ardhur nga Venecia, pllakat e dyshemesë po ashtu italane, dyer dhe dritare që të bera sipas modelit italian, autentike dhe sot.

Trashgimtarët e familjes tregojnë se një ndër vizitorët e shpeshtë në familjen e tyre në ato vite ka qenë dhe Enver Hoxha, pasi njëri nga vëllezërit Kondili, Lefteri, e ka pasur shok klase në Liceun Francez.  Kujtojnë se Enver Hoxha, atëherë djalë i ri, i ulur në një tavolinë pranë dritares rrinte me orë dhe shihte jashtë.

Askush nuk e mendonte se jo shumë vite më pas, Enver Hoxha do të ishte kreu i shtetit shqiptar. Në vitet 1945, 1946, rikthehet në këtë shtëpi së bashku me Koçi Xoxën, atëherë besnik i tij dhe akomodohet në dhomën më të mirë të kësaj vile. Populli në eufori rrethonte vilën me brohoritje. Enver Hoxha përshendeste popullin nga ballkoni i kësaj vile, ndërsa puntoria komuniste e Korçës në kor thoshte vargjet: Enver Hoxha në ballkon, puntoria e kërkon.

Në vitin 1950, kjo vilë e ndërtuar me aq dashuri nga familja Kondili, ndërron pronarët dhe historinë e vet. Me vendim të qeverisë komuniste, pronarët largohen nga shtëpia, ndërtesa kalon në pronë shtetërore.

“Natyrisht, vitet e kanë transfrmuar këtë godinë. Gjatë komunizmit u bë edhe një shtesë, sepse pas ’45, godina kaloi në funksion publik, shteti e shtetëzoi, e transformoi godinën në një lokal. Këtu ndodhte jeta politike, sociale, kulturore e qytetarëve”.

I tillë lokali Valbona ka mbetur deri në vitet 1970, derisa në qendër të qytetit të Korçës, u ndërtuan objekte të reja, ku ndërtesat e arkitekturës italiane në këtë qytet po zëvendësoheshin me ndërtesa të modelit sovjetik me qëllim për të sfumuar ndikimet e ashtuquajtura borgjeze.

Por për qytetaret e Korçës, lokali mbeti i preferuar dhe në vazhdim, tashmë shërbente si bar, restorant dhe ëmbëltore.

“Edhe kur turizmi i Korçës filloi të funksiononte, “Valbona” ngeli një pikë çentrale e jetës sociale dhe kulturore të qytetut.”

I pëlqyer mbeti dhe për kineastët më të shquar të vendit. Janë me dhjetra sekuenca filmash artistike si ” I teti në bronz”, ” Gjeneral Gramafoni” e shumë filma të tjerë.

Dhe sot pas 70 vitesh, Valbona mbetet sërish bar, duke qenë kështu bar kafe më e vjetra e qytetit, për të mos thënë e vetmja që i ka rezistuar viteve./abc

Next Post
Megaoperacioni i policisë/ I arrestuari për 40 mijë Euro në Astir i tregoi policisë vrasjet e grupit të Laert Haxhiut

FOTOT/ I penduari: Haxhiut ju fiksua të vriste prokuroren e SPAK Dolorezën dhe Selimin. Do vrisnim avokat Dogën, na shpëtoi për fije

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In