• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ I penduari: Haxhiut ju fiksua të vriste prokuroren e SPAK Dolorezën dhe Selimin. Do vrisnim avokat Dogën, na shpëtoi për fije

by Java News
30/09/2023 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjëstër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.

Një fakt i tillë tronditës ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, i cili ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokuroria Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno zbulon detaje tronditwse mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, i cili ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë.

Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

Vrasja e avokatit ka dështuar pwr fije pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij.

Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës.

Mes emrave që ishin futur në planin e Laert Haxhiut për tu vrarë ishte Doloreza Musabelli, por dhe një tjetër prokurore në qytetin e Lushnjës, e quajtur Merita Selimi.

Në fakt Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK.

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e Brunilda Bekteshit, Etleda Çiftja. Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut” ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.

Çeshtjen e ka marë Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK. Ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

Sipas bashkëpuntorit të drejtësisë të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelli është provuar të jetë ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut. Një fakt të tillë e ka dhënë dhe bashkëpuntori i prokurorisë së Elbasanit, i cili ka treguar se:

”…Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjesthëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ndërsa tashmë vijonte gjyqin për dënimin e Laertit. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po ja bënte gropën. Atij ju fiksua që ta friste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

E kemi ndjekur prokuroren Doloreza Musabelli, për disa kohë me rradhë. I kemi bërë foto asaj, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë tia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte.

Më pas do veprohej për të ekzekutuar prokuroren Musabelli ose ndonjë nga njerëzit e afërm të saj. Laerti kishte siguruar armët dhe gjithçka tjetër…”-ka deklaruar bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani./m.j

I penduari: Laertit ju fiksua të vriste prokuroren e SPAK Dolorezën

I penduari: Laertit ju fiksua të vriste prokuroren e SPAK Dolorezën

I penduari: Laertit ju fiksua të vriste prokuroren e SPAK Dolorezën

Next Post
“Bën krim, futesh në burg”/ Ngjela: Beleri, i rrezikshëm e me veprimtari antishqiptare të tmerrshme! Është kapur në flagrancë, patjetër do dënohet

Tensionet në Kosovë, Ngjela shpërthen me tone të ashpra ndaj serbëve: Janë hajvanë fare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com