Leo Messi i ka dhënë lamtumirën trajnerit Luis Enrique, i cili u largua nga Barcelona pas tre viteve. Ylli i Barcelonës, Leo Messi me anë të një mesazhi në Facebook, i ka dhënë lamtumirën trajnerit spanjoll, Luis Enrique.
Trajneri vendosi të largohej pas tre viteve në Barcelone, pasi beson se ka ardhur koha për një sfidë të re.
“Ju dëshiroj të gjithë fatin në sfidën tënde të radhës Luis Enrique. Faleminderit për këto vite”, ka shkruar Messi.
Kujtojmë se lamtumirën Enriques i ka dhënë edhe portieri gjerman, Marc Ter Stegen, përgatiti ”Express”. (b.an)