• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lojtarët e lindur jashtë, kombëtarja shqiptare e dyta në botë

by A R
15/01/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport, CIES publikoi statistikat më interesante të vitit 2015. Studimi është bazuar te 50 përfaqësueset e para në renditjen e FIFA-s, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Të dhënat konfirmojnë rekordin e Shqipërisë me futbollistët e lindur jashtë vendit. Nga 30 lojtarët e angazhuar në përfaqësuese në vitin që lamë pas, 17 kanë lindur jashtë kufijve zyrtarë të shtetit: 7 në Zvicër, 7 në Kosovë dhe nga 1 në Norvegji, Gjermani e Maqedoni. Lojtarët e lindur në diasporë kanë luajtur 63,9 për qind të minutave në ndeshje, ndërsa ata të lindur brenda vendit vetëm 43,3 për qind.

Në rang botëror, në këtë statistikë Shqipëria kalohet vetëm nga Algjeria. Fakt interesant është se në vendin e tretë pozicionohet Zvicra, ku militojnë gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare, 41,7 për qind. Gjithsesi janë 14 ekipet përfaqësuese ku luajnë të paktën 5 lojtarë të lindur jashtë vendeve të origjinës.

Në 7 ndeshje zyrtare, me fanellën e Shqipërisë janë aktivizuar 30 futbollistë, ndërsa lojtari me minutazhin më të madh në fushë është portieri Etrit Berisha, me 615 minuta lojë.

Shqipëria është gjithashtu një prej skuadrave me moshën më të re, përsa i takon 50 përfaqësueseve të para në ranglistën e FIFA-s. Në krye qëndrojnë tre afrikane, Nigeria, Gana e Kameruni, më pas vjen Anglia me moshë mesatare 25.6 vjeç. Përsa i takon kuqezinjve, mosha mesatare është 26,4 vjeç, fakt ky që i garanton përfaqësueses vazhdimësi edhe për vitet në vazhdim.

Kombëtarja renditet në dhjetë vendet e para, përsa i takon përqindjes së minutave ku janë aktivizuar lojtarë deri në moshën 22 vjeç. Kameruni kryeson, i ndjekur nga Turqia dhe Anglia.

Përsa i takon lojtarëve që aktivizohen në një prej pesë ligave të mëdha europiane, Anglia kryeson me rekordin perfekt 100 për qind, ku të gjithë futbollistët luajnë në Premier League. Më pas vijnë Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Argjentina. Shqipëria renditet vetëm e 36-a, me 30.3 për qind të lojtarëve që luajnë në një prej pesë ligave më të rëndësishme kontinentale.

Në renditjen e futbollistëve që luajnë jashtë vendit, kryesimi ndahet mes Bosnjes, Irlandës së Veriut dhe Senegalit. Në vendet e larta të klasifikimit pozicionohet Shqipëria, me 98.2 të lojtarëve kuqezi që militojnë në liga të ndryshme. Ndërkohë, 91. 8 për qind e futbollistëve të Kombëtares që janë aktivizuar në ndeshjet gjatë vitit 2015 janë nën kontratë me klube të ligave elitare.

Të veçanta edhe statistikat fizike të skuadrave. Gjatësia mesatare kryesohet nga Serbia me 185.6 centimetra, e ndjekur nga Sllovenia, Suedia e Bosnja. Shqipëria renditet mes ekipeve me gjatësi normale, ku mesatarja e skuadrës është 182.2 centimetra.

Suedia e Serbia fitojnë edhe renditjen për klasifikimin e lojtarëve me peshë më të madhe, mesatarisht 80.1 kg. Shqipëria sërish në mesin e renditjes speciale, me peshë mesatare 76.6 kg, ndërsa renditja mbyllet nga Ekuadori me 71.4 kg.

Përfundimet e studimit janë siguruar pas analizimit të 1785 lojtarëve që janë aktivizuar në vitin 2015 me 50 përfaqësueset e para në renditjen e FIFA-s.

Supersport

Next Post

24 vjetori i FRESSH, batuta Ramës: Jeni 90% gra, po bëhet diktaturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

February 2, 2026
CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

February 2, 2026
Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

February 2, 2026
“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

February 2, 2026
Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

February 2, 2026
Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In