• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

24 vjetori i FRESSH, batuta Ramës: Jeni 90% gra, po bëhet diktaturë

by A R
15/01/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi Rinor i PS ka festuar 24 vjetorin e themelimit të saj përmes motos Më të mirët në PS, ndërsa Kryeministri Rama, në fillim të fjalës së tij ka bërë shaka me të rinjtë e FRESSH, duke thënë se mesa duket në forum, “diktatura e meshkujve” po zëvendësohet nga ajo e femrave.

“Duke iu parë po mendoja që vërtetë PS është e angazhuar me zemër dhe mendje në një betejë emancipuese për barazinë gjinore por jo deri në atë pikë sa të kemi 10% burra dhe djem dhe 90% gra dhe vajza sepse pastaj do të kalonim nga diktatura e burrave tek diktatura e grave. Kur e mendon mua me duket më e pëlqyeshme por siç cdo diktaturë është ferr më vete”, tha kryeministri.

Kryeministri tha se ai u është mirënjohës të rinjve të FRESSH, duke vlerësuar si çmimin më të lartë të marrë prej tij, pikërisht vlerësimin e të rinjve të forumit.

“Duke pasur praninë tuaj në këtë proces të ripërtëritjes së PS-së ne marrim një kurajë të veçantë dhe për mua është një inkurajim shumë i posaçëm pasi asnjëri nga ju nuk është një individ që mund të gënjehet dhe që mund të tërhiqet pas një ideje apo një force nëse ideja dhe forca në fjalë nuk e kanë fuqinë e duhur bindëse për zemrën dhe për mendjen. Kjo pikërisht më tregon edhe pa pasur nevojë për fjalë që ajo çka ne po bëjmë meriton respektin tuaj dhe respekti juaj është çmimi më i lartë që unë mund të merrja si kryeministër pas 2 vjet e gjysmë përpjekje dhe ju falënderoj për këtë çmim”, tha Rama.

Politika ka marrë shumë goditje tha Rama, dhe është cënuar rëndë imazhi dhe besueshmëria e saj. Kësisoj, sipas Kryeministrit, ardhja e të rinjve në PS hap një tjetër rrugë.

“Politika ka marrë shumë goditje dhe është e cënuar rëndë në imazhin e besueshmërinë e saj. Ndërkohë vendi është në një proces kompleks sfidash, vështirësish, përpjekjesh për transformim, por edhe mbi prodhimi të energjive negative dhe të cinizmit ndaj çdo gjëje që ndodh. mbiprodhim që nuk e ndal dot procesin ku ne udhëheqim me bindje të madhe dhe vullnet të hekurt një sërë reformash, por e pengon jashtë mase”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë kartat e anëtarësisë në Partinë Socialiste për studentët e ekselencës që janë pjesë e kësaj force politike.

Next Post

Ndre Legisi: Fressh-in e themeluam në kohën kur të rinjtë iknin tek PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In