• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lojë politike e Vuçiçit me rastin e vëllezërve shqiptaro-amerikanë?

by
01/06/2015 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe 16 vjet pas vrasjes në Serbi të tre vëllezërve, Agron,Yll dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, përgjegjësit për vrasjen e tyre nuk janë vënë para drejtësisë. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello, në Serbi. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka thënë se ka kërkuar nga Veran Matiq, shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, që të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999. Vuçic ka thënë ta ketë angazhuar zotin Matic, për shkak të “rezultateve që ai ka treguar në rastin e gazetarit të vrarë, Slavko Çuruvija”. Fatos Bytyçi, të cilit pjesëtarët e Policisë serbe ia kanë vrarë tre vëllezërit në Serbi, thotë se çelësi për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve të tij është në duart e Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçic.

Në bisedën që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë e ka bërë me Fatos Bytyçin, ku i fundit ka theksuar se edhe pas 16 vjetësh vendnumërimi për sa i përket zbardhjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi, paralajmërimi për formimin e një komisioni për zbardhjen e të vërtetës për këtë rast, në krye me Veran Matiqin, nuk ngjallë shumë optimizëm. “Kam marrë një shkrim përmes postës elektronike nga Matici lidhur me rastin dhe në njëfarë mënyre jam tronditur, sepse kjo nuk do të sjellë rezultate. Nuk mundet ai që t’i marrë dokumentet nga Sigurimi i shtetit apo organet tjera të shtetit”, ka thënën Fatos Bytyçi. Ai ka shtuar se nuk beson që mund të ketë rezultate pozitive nga kjo nismë. Sipas tij, e gjithë kjo është vetëm një hap politik i kryeministrit serb, Vuçiq, në prag të vizitës së tij në shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Tani ai vjen në Washington dhe e gjithë kjo do të tingëllojë, siç themi ne, vetëm sikur një ‘më fal” dhe të thotë që ‘ja ka filluar komisioni’. Për premtimet që i ka dhënë ai nuk ka bërë asgjë. Ka pasur mjaft kohë që të merren me këtë çështje, por kanë fjetur”, theksoi Fatos Bytyçi. Por, kush po e frenon vërtetimin e përgjegjësive për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, si dhe faktet se kush dhe si i ka vrarë? Fatos Bytyçi, shpreh bindjen se çelësi për këtë është Goran Radosavljevic Guri, ish­oficer i policisë serbe. “Unë ia kam dhënë atij dokumentet dhe gjithashtu edhe ish­kryeministrit Ivica Daçiq, se si Gri jep urdhër që vëllezërit e mi të likuidohen në Petrovo Selo. Unë ua dhashë atyre dokumentet e ata u shtangën. Autoritetet në Serbi e dinë se kush janë vrasësit e vëllezërve të mi”. “Kanë mjaft argumente. Ka edhe mjaft dëshmitarë që dëshirojnë të dëshmojnë për këtë rast, por ata njerëz po marrin kërcënime nga Goran Radosavljevic Guri. Këtë e dinë edhe Prokuroria për krime lufte, por edhe edhe ata kanë frikë që ta tregojnë gjithë historinë e rastit të vëllezërve Bytyçi dhe mund ta thonë se ku është problemi”, tha Fatos Bytyçi. Ai nuk beson që vizita e paralajmëruar e kryeministrit Serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mund t’i ndryshoj gjërat. Sipas tij, po të donte Vuçic që ky rast të zgjidhej, kjo edhe do të ndodhte, sepse siç thotë ai, “Vuçici e ka në dorë Agjencinë Informative të Sigurisë (BIA) dhe krejt Serbinë”. “Në qoftë se Vuçic dëshiron ta japë ‘dritën e gjelbër’, ky rast do të zgjidhej deri më tash. Nuk do t’i hyjmë tash politikës, por tash, po bëjnë kinse ‘hajt ta formojmë komisionin’. Ky e kë bërë këtë veprim, si lojë politike, në mënyrë që të thotë diçka në Uashington, se po bëjmë diçka dhe kemi filluar të punojmë për rastin e vëllezërve Bytyçi”, tha Fatos Bytyçi.

Ditë më parë, kryeministri serb Vuiçic, ka theksuar se rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano­serbe”. Për vrasjen e vëllezërve Bytyçi kanë qenë të akuzuar policët Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar. Për këtë rast, më 22 tetor të vitit 2013, edhe Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kishte iniciuar një rezolutë, përmes së cilës kërkoheshin hapa të mëtejmë nga autoritetet në Serbi për të vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. REL

Next Post

Përgjimet e NSA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

August 18, 2026
“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

August 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 19 Gusht 2026

August 18, 2026
Europa dukej vetëm disa hapa larg…Për ta, ishte fundi!

Europa dukej vetëm disa hapa larg…Për ta, ishte fundi!

August 18, 2026
Zjarri në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet në Turqi. Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

Zjarri në Vlorë, 25-vjeçarja me djegie të rënda dërgohet në Turqi. Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

August 18, 2026
“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

August 18, 2026
Vendim historik në Siri, kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

Vendim historik në Siri, kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 18, 2026
Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

August 18, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

August 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Pas bashkive, rajonet

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com