• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimet e NSA-së

by
01/06/2015 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare ka humbur autoritetin ligjor për të grumbulluar të dhënat e telefonatave pasi Senati nuk ra dakord të dielën për të zgjatur disa dispozita të vendosura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Por Senati ka miratuar një projektligj që do të reformonte programin e përgjimit të brendshëm.

Senati votoi 77 me 17 për të filluar debatin mbi Aktin e Lirisë, që i jep kompanive të telekomunikacionit dhe jo NSA-së detyrën për grumbullimin dhe mbajtjen e të dhënave telefonike të amerikanëve në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Votimi erdhi pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell hoqi dorë nga një përpjekje për ta zgjatur përkohësisht programin e spiunazhit të NSA.

“Ne nuk duhet të çarmatosemi në mënyrë të njëanëshme ndërsa armiku ynë bëhet më i sofistikuar dhe më agresiv. Ne nuk duhet ta bëjmë këtë bazuar në një fushatë demagogjike dhe disinformuese të ndërmarrë pas veprimeve të paligjshme të Edward Snowden-it, që është tani në Rusi.”

Programi dikur sekret u zbulua në vitin 2013 nga ish kontraktori i NSA-së Edward Snowden, duke tërhequr kritika nga mbrojtësit e lirive civile që thonë se ai shkel privatësinë e amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar tashmë versionin e saj të Aktit të Lirisë, që ka bashkë-autor senatorin nga Vermonti Patrick Leahy.

“Më parë flisnim si ta mbanim këtë vend të sigurtë dhe jo aq shumë për privatësinë amerikane. Ky është një projekt-ligj që i bën të dyja. Legjislacioni do t’i japë fund grumbullimit të të dhënave telefonike të amerikanëve nga NSA-ja. Projektligji përfshin reforma të reja që do të kufizojnë përgjimet e qeverisë, do të rrisin transparencën por do të kërkojnë gjithashtu përgjegjshmëri më të madhe dhe më shumë mbikëqyrje, gjë që Akti Patriot nuk e kishte.” 

Senatori republikan Rand Paul, që po kandidon për president, udhëhoqi opozitën kundër programit të përgjimit, duke përdorur rregullat e Senatit për të vonuar një votim përfundimtar dhe duke bërë që dispozitat të anuloheshin.

“A do ta jepnit ju lirinë tuaj? Unë nuk do ta lejoja këtë. Nuk mendoj se populli amerikan do ta lejojë këtë më tej.” 

Senati do të debatojë mbi projektligjin deri të martën. Nëse miratohet pa u ndryshuar, ai do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për firmën e Presidentit Obama. VOA

Next Post

Uells, vrau me thikë kushëririn, dënohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com