• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lojë me zjarrin

by
17/05/2015 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas konfliktit të përgjakshëm në Kumanovë, Maqedonia është vënë në fokus të shtypit gjerman. Në shumë artikujt trajtohen pasojat e krizës politike jo vetëm për demokracinë, por edhe vetë shtetin maqedonas.

Gazeta gjermane “Tageszeitung” shkruan se në Maqedoni shpërtheu dhuna javën e kaluar. Ajo pyet nëse kjo ngjarje mund të shihet si një fenomen i izoluar, apo “si sinjal për një konflikt të armatosur në vendin e harruar të Ballkanit Perëndimor për shkak të krizës në BE, asaj në Ukrainë dhe “Shtetit Islamik”. Mbi sfondin e konfliktit në Kumanovë dihet shumë pak. E sigurtë është që shumë, shumë vetë në këtë rajon të ndarë dhe të përzier etnikisht, nuk do ta shohin gjakderdhjen si një larje hesapesh e policisë me një trupë ilegale, por si një përplasje e maqedonasve sllavo-ortodoksë me shqiptarët. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, ndodh apo do të ndodhë, serbët kanë patjetër simpati për vëllanë ortodoks maqedonas dhe aversion ndaj shqiptarëve.

Por edhe shqiptarët e Kosovës apo ata në Shqipëri do të ndjehen të afruar me popullsinë shqiptare të shpërndarë në Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi. Ndjesia kombëtare qëndron mbi çdo ideologji.” Gazeta gjermane vëren se paqja në Maqedoni është arritur pas konfliktit të armatosur në vitin 2001 mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Por ajo thekson se “megjithëse nga viti 2001 gjithmonë ka qenë një parti politike shqiptare pjesë e qeverisë, shqiptarët që përbëjnë rreth 30% të popullsisë dhe maqedonasit po largohen nga njëri-tjetri.” Për “Tageszeitung” historia nga mëson se zhvillime si papunësia masive, plagët e pashëruara të luftës, fajësime dypalëshe, mungesa e perspektivës nuk sjell gjë të mirë. Kjo është një lojë me zjarrin.

Pse nuk u vu re grupi i Kumanovës nga autoritetet?

Ndërsa gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” nën titullin “Rënia e Maqedonisë në kaos” analizon se misioni antiterror i qeverisë mund të jetë i inskenuar. Fundjavën e kaluar policia pati shkëmbime zjarri me terroristë shqiptarë të dyshuar -8 policë dhe 14 terroristë humbën jetën. Ata kishin planifikuar sulme nga qendrave tregtare, institucioneve shtetërore dhe aktiviteteve sportive, sipas kryeministrit….Por ekspertët dyshojnë se ky incident i përgjakshëm mund të jetë inseknuar. Ish-kreu i shërbimit sekret, Goran Mitevski tha se duket jologjike, që një grup terrorist i armatosur rëndë të ketë vepruar i pa vënë re nga autoritetet. Ndërsa ish-gjenerali Ilja Nikolovski beson se terroristët e dyshuar janë më shumë mercenarë të paguar. Ndërsa kreu i opozitësm Zaev madje thotë se ka prova, se qeveria kishte më shumë se një vit e gjysmë që kishte informacion mbi këtë grup të armatosur. Ambasadorët e Gjermanisë, SHBA-së, BE-së, Francës dhe Italisë pas takimit me kryeministrin nuk e prekën me asnjë fjalë ‘terrorin’ e supozuar, por bënë fjalë për ‘një tragjedi” duke theksuar se qeveria ‘nuk ka bërë përparime” për ‘zbardhjen e shumë akuzave për keqpërdorime nga qeveria.’”

Zhgënjim në Maqedoni

Edhe gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje ngjarjeve në Maqedoni në një artikull të sajin “Zhgënjimi rritet në Maqedoni. Sipas FAZ “përplasjet e dhunshme në Maqedoni kanë edhe një sfond ekonomik. Këtë të lenë të kuptosh edhe deklaratat e presidentit maqedonas, Djordje Ivanvov, kur thotë se Perëndimi ka një faj të tijin për luftimet në Kumanovë. Ivanov tha se në shpërthimin e dhunës ka pjesën e saj edhe një ‘bllokadë’ dhjetëvjeçare që pengon anëtarësimin në NATO dhe BE. ” Por për Vladimir Gligorov, ekspert në Institutin e Vjenës për Ekonominë e Krahasuar, “nuk ka kuptim të bësh një lidhje direkte me ngjarjet dhe shtyrjen në procesin e anëtarësimit. Por e vëteta është që perëndimi me taktitën e ngrirjes rrit zhgënjimin dhe i heq vetes mundësitë për të ndikuar”.

Ndërsa Berliner Zeitung publikon një analizë të Norbert Mappes-Niedek me titull “Kush përfiton nga dhuna”. “Nuk dyshohet për një konflikt etnik. Partitë shëiptare në Maqedoni nxituan të distancohen nga luftëtarët e infiltuar të UÇK-së. Një destabilizim i Maqedonisë nuk ‘është në interes të kombit shqiptar’, tha ALi Ahmeti, kreu i partisë bashkëqeverisëse…Po këto tone u dëgjuan edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Tensionet e vërteta janë këtë herë mes vetë maqedonasve. Kundërshtarët e qeverisë demonstruan krah shqiptarëve kundër Gruevskit. Opozita e zemëruar shprehet se qeveria i ka joshur ekstremistët qëllimisht në Kumanovë për të hequr vëmendjen nga presioni politik dhe për të kaluar në linjën etnike. E dyshueshme të duket që terroristë me uniforma për disa ditë hynin në Kumanovë të pandaluar nga askush – dhe kjo në një vend ku kushëriri i Gruevskit, kreu i shërbimit sekret sipas zbulimeve të fundit përgjon deri në 20.000 qytetarë.”

Marrë nga Deutsche Welle

Next Post

Fjala e plotë/ Zaev: Gruevski largohu! Duhet qeveri kalimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In