• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja qesharake e opozitës, natën flasin në emër të SPAK-un, të nesërmen kundër SPAK-ut

by Blendi Kajsiu
13/07/2024 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Gjatë ditës së sotme u njoftua një numër masash sigurie nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Menjëherë më pas, mediat pranë Partisë Demokratike akuzuan se operacioni ishte dekonspiruar me qëllim arratisjen e personave nën hetim. Për të qeshur në fakt, pasi akuza vjen nga të njëjtat media që dy javë më parë nxituan të shpërndanim lajmin për disa masa arresti që SPAK do të lëshonte lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Të njëjtat personazhe e media që e dekonspiruan operacionin asokohe, sot po akuzojnë çuditërisht për dekonspirim të aksionit.
Së dyti, po të njëjtat media pranë grupimit Berisha, asokohe nxorën lajmin se paratë e inceneratorëve kishin kaluar në Bullgari përmes lidhjeve me personazhe të medias apo familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës që priteshin të arrestoheshin. Po të njëjtët, sot që SPAK lëshoi urdhër arrestet, nga ku duket qartë se akuzat e PD ishin një blof politik, po shkruajnë se SPAK-u po i zhduk qëllimisht dokumentet që kanë ardhur nga Bullgaria.

Pra ata që dje nxitonin dhe dekonspironin një operacion i cili sipas tyre kishte kapur në grackë personazhe me rëndësi në skemën e inceneratorëve, tani i vërsulen SPAK-ut me akuzën se po zhduk dosjet.

Me sa duket, dëshpërimi se akuzat e tyre po dalin blof njëra pas tjetrës, është aq i madh sa mungesa e koherencës në qëndrimet publike, po bëhet çdo ditë edhe më qesharake.

Në mbrëmje deklarojnë se SPAKU po kap “të mëdhenjtë” e inceneratorëve, dhe ditën ankohen se SPAK-u është organizata mafioze që po i zhduk dosjet. Një tjetër shembull se si opozita zvogëlohet çdo ditë në lojën e gënjeshtrave politike që nuk i përtyp më askush!

Next Post
E rëndë në Tiranë, gruaja bie aksidentalisht nga lartësia

Gjendet i vdekur një person në Tiranë, dyshimet e para

TË FUNDIT

Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com