• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja e stërvjetër me hartat e Ballkanit Perëndimor

by Java News
10/05/2021 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ku gjenden saktësisht kufijtë kombëtarë në Evropën Juglindore? Kësaj pyetjeje nuk ka mundur t’i përgjigjet ende asnjë nga projektet e shumtë për rindarjen e rajonit.

Një plan i parë i përgatitur me ngut për ndarje të Jugosllavisë u zbatua me shpejtësi në vitin 1941: Kur Wehrmacht-i gjerman sulmoi dhe mundi shtetin shumëetnik të themeluar në 1918, pesë shtete fqinje përfituan menjëherë pjesë të territorit të deriatëhershëm të tij: Gjermania e Madhe, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria.

Në pjesën që mbeti, krahas Serbisë së pushtuar, u krijua “Shteti i Pavarur Kroacia”, që përfshinte edhe gjithë Bosnjë-Hercegovinën. Krijimi i nazistëve mundi të arrijë “raporte të qarta” lidhur me etninë vetëm përmes gjenocidit: nga 320.000 deri 340.000 serbë, dhjetëra mijëra romë dhe hebrenj u vranë brenda më pak se katër vjetësh.

Që në shekullin e 19-të, kur Perandoria Osmane filloi të shpërbëhej, lindi pyetja se ku duhet të fillonin e ku të mbaronin shtetet pasardhëse që po krijoheshin. Në 1878 në Kongresin e Berlinit fuqitë e mëdha vizatuan në tavolinë kufij të rinj në Ballkan dhe në 1912/13 gjashtë ambasadorë evropianë përshtatën shtetin e ri të Shqipërisë. Shqiptarët, bullgarët, grekët, serbët, maqedonasit dhe malazezët as që u ftuan, shkruan Deutsche Welle.

Kur shteti multietnik i Austro-Hungarisë u shpërbë në përfundim të Luftës së Parë Botërore, SHBA nën presidentin Woodrow Wilson mbështetën parimin e nacionaliteteve: “Popujt” duhet të përcaktonin vetë fatin e tyre. Por se çfarë ishte një popull dhe çfarë jo, mbeti e hapur. Koncepti amerikan për “kombin”, si popullsi e një shteti, nuk përshtatej. Të gjitha shtetet e reja në Evropën Lindore përbëheshin nga ana tjetër nga pakica të shumta kombëtare.

Identitet, centralizëm, autonomi

Sidomos në Jugosllavi, por edhe në Rumani, Bullgari, Greqi, Hungari, Çekosllovaki dhe Ukrainë, para dhe një kohë të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore u zhvilluan shumë debate rreth identitetit, centralizmit dhe autonomisë. Por ndryshimet e kufijve ishin tabu, pasi gjermanët mes viteve 1939 dhe 1945 kishin pushtuar dhe rindarë të gjithë Evropën Lindore, shkatërruar Jugosllavinë, zvogëluar Rumaninë dhe zmadhuar Hungarinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Loja me harta fitoi përsëri konjunkturë, kur u shpërbë Blloku i Lindjes në fund të viteve 1980. Në Slloveni revista “Mladina” (rinia) botoi në 1989 në faqen e saj satirike një propozim, se si mund të riorganizohej Jugosllavia: Mes Austrisë, Hungarisë dhe një “Jugosllavie Jugore” të paqartë, mund të krijoheshin “Republikat e Bashkuara të Jugosllavisë Perëndimore” – me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën.

Serioziteti pason satirën

Ajo që në vitin 1989 u mendua si satirë, u bë seriozitet përgjakshëm dy vjet më vonë. Në 1991 Jugosllavia u shpërbë në republikat e saj përbërëse. Përcaktimi i kufijve të shteteve pasardhëse rezultoi jo më pak i vështirë se mbajtja bashkë e Jugosllavisë. Në tokën e Kroacisë anëtarët e pakicës serbe themeluan një “Republikë të Krajinës Serbe”. Edhe në Bosnjën fqinje u krijuan një “Republika Srpska” (Republika Serbe) dhe një “Republika Herceg-Bosna” kroate.

Qëllimi i nacionalistëve serbë ishte një territor i mbyllur serb, që do të shtrihej nga kufiri maqedonas deri në portat e Zagrebit. Meqenëse popullsia e tij duhet të ishte vërtet serbe, pakicat që jetonin atje u dëbuan brutalisht; dhe që territori i ri të bëhej vërtet homogjen, në disa zona edhe shumicat, nëse ato nuk ishin serbe.

Shumica e të tjerëve

Në vetë Serbinë pakica shqiptare, e cila në një pjesë të vendit atëherë, në “Krahinën Autonome” të Kosovës, përbënte shumicën dërrmuese të popullsisë, synonte pavarësinë. Ndërsa në kioskat e Tiranës, kryeqytetit të republikës fqinje të Shqipërisë, shiteshin harta të një “Shqipërie të madhe” etnike, që përfshinte gjysmën e Malit të Zi, Greqinë veriperëndimore dhe shtrihej deri në Nish në Serbinë qendrore, nacionalistët radikalë shqiptarë ëndërronin që gjysmën e Maqedoninë ta përfshinin në një republikë të ardhshme të Iliridës.

Pas marrëveshjes së paqes të Dejtonit në 1995 dhe përfundimit të luftës në Bosnjë fuqitë e mëdha dëshironin që kufijtë e shteteve të reja të ishin aq të paprekshëm si më parë ato të Jugosllavisë. Pasoi një luftë për Kosovën në 1999 dhe dymbëdhjetë vjet më vonë lindi edhe një herë një shtet i ri: Republika e Kosovës (2008). Menjëherë loja me harta filloi përsëri.

Plane të dështuara ndarjesh

Ministri i jashtëm i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiq, propozoi ndarjen e Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve, një ide që doajeni i nacionalizmit serb, shkrimtari dhe disidenti Dobrica Çosiç, e kishte shprehur që në vitin 1968. Kur në vitet 1992/93 ai u bë për një kohë të shkurtër president i “Republikës Federative të Jugosllavisë” (1992-2003), e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, Qosiq i hodhi edhe një herë mendimet e tij në tryezë – më kot.

Edhe Ministri Daçiç dështoi për shkak të rezistencës së SHBA. Vetëm kur Donald Trump u bë president i SHBA në 2017, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mori edhe një herë guximin të dalë me një plan ndarjeje: Së bashku me homologun e tij të atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, ai propozoi “korrigjime të kufirit” të papërcaktuara saktësisht: veriu i Kosovës me shumicë serbe duhet t’i kalonte Serbisë, cepi jugor i Serbisë i populluar nga shqiptarët do t’i kalonte Republikës së re të Kosovës.

Roli i perëndimit

Propozimi gjeti një miratim çuditërisht të gjerë jashtë vendit. Shkëmbimin serbo-shqiptar të territorit e mbështeti një president kristiandemokrat i Komisionit të BE (Jean-Claude Juncker), po ashtu komisioneri i tij i zgjerimit nga i njëjti grup parlamentar (Johannes Hahn), një përfaqësuese socialdemokrate e politikës së jashtme (Federica Mogherini) dhe një president shteti nga partia ambientaliste (Alexander Van der Bellen).

Presidenti Trump dërgoi letra aprovuese dhe një të dërguar të posaçëm të ashpër (Richard Grenell) dhe ftoi projektuesit e hartës në Shtëpinë e Bardhë. Në vendin fqinj të Serbisë, në Bosnjë, bashkë-presidenti serb Milorad Dodik, i cili prej kohësh shprehet pro ndarjes së shtetit multietnik, u gëzua. Homologu i tij kroat e shfrytëzoi rastin për të kërkuar më shumë autonomi për grupin e tij etnik.

Ndërkohë Trump nuk është më president i SHBA. Këmbimi kosovaro-serb i tokave dështoi. Edhe “non-paper” e fundit mbi këtë temë ndoshta do të përfundojë pa rezultat. Një gjë është e sigurt: për sa kohë që krerët e qeverive hedhin zare për territore, të gjitha problemet konkrete të shoqërive të Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë papunësia, varfëria, korrupsioni dhe ndotja e mjedisit, do të shtyhen për një kohë të pacaktuar. /DW/

Next Post
Largimi i Xhafajt/ Ylli Manjani: Tani, kujdes me Edi Ramwn

FOTO LAJM/ Ironia e Ylli Manjanit me Ilir Metën?! Demonstron me sfurk në dorë në ditën e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In