• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Loja e fatit me fatin e dy vëllezërve

by
30/06/2015 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ 

Ngjan më shumë me një histori filmash. Ngjan gati-gati e pabesueshme trajektorja e jetës së dy vëllezërve Frroku, fëmijëria e zakonshme e varfër nën komunizëm, emigracioni, pasurimi, prekja e majës njëherë dhe më pas rrëzimi dhe rrënimi në humnerë. Një profil i përbashkët i fatit që mund ta ndërtojë e sendërtojë vetëm një tranzicion i habitshëm dhe absurd si tranzicioni shqiptar.

Vëllezërit Arben dhe Mark Frroku në të gjitha rrethanat e tjera do të kishin një jetë në mos  normale, të heshtur e të ngjashme me atë të shumë sivëllezërve të tyre. Kishin ikur në mes të viteve 90’ në emigracion. Kishin bërë andej, sipas dyshimesh ende të paprovuara, jetën e vështirë të emigrantit në fillim e më pas edhe trafik qëniesh njerëzore, droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Një akuzë e papranuar kurrë nga ata. Së paku njëri prej tyre, Mark Froku, sërish sipas një dosjeje penale belge akuzohet edhe për një vrasje në Bruksel. Arrestohet, lirohet, bën burg gjetkë për drogë deri sa më pas, të dy vëllezërit vendosin të kthehen përfundimisht në Shqipëri. Në atë stad të jetës së tyre, mundësitë që afronte vendlindja ishin shumë herë më të mëdha se çfarë mund t’u jepte më tej Perëndimi. Aq më tepër me histori të pambyllura me drejtësinë. Vendosen në Tiranë. As paratë, as ambicja dhe as vitaliteti i çuditshëm nuk u mungonte. Hapin një sërë biznesesh, bëhen figura të njohura në shoqëri, shoqërohen me personazhe të njohur në Tiranë, dikë e paguajnë për qejf se ashtu ishin mësuar të “rishpërndanin” paratë, dike e shpërblenin me lehtësinë e të qënit “kavalierë”, dikë tjetër e paguanin me idenë se në këtë botë gjithmonë duhet paguar dikush. Të paguash do të thotë edhe të fitosh respekt dhe ata respektoheshin. Nga shumëkush. Jeta e tyre dukej tërësisht e qëruar dhe larg të papriturave. Deri në momentin e krijimit të një konflikti me komisarin e Kombinatit, Dritan Lamaj. Ka shumë versione që shpjegojnë arsyen dhe arsyet e këtij konflikti, shkakun dhe shkaqet e një armiqësie të egër dhe reciproke. Të cilat janë edhe përjashtuese me njëra-tjetrën. E vërteta e pranuar nga të gjithë është vetëm një: armiqësia mes komisarit të ndjerë Lamaj dhe vëllait të madh Frroku, Arbenit, ishte ekstreme.

Besohet se ky konflikt ishte dhe shkëndija që u ndezi vëllezërve zjarrin e pasionit për politikën. Mbasi kishin provuar gjithçka, ata vendosin të hyjnë në biznesin më të sigurt, por njëkohësisht dhe më të rrezikshëm dhe më të ekspozuar në Shqipëri, në biznesin e politikës. Themelojnë një parti që “veproi” kryesisht në veri të vendit, në Pukë. Një parti me bazë familjare e cila kishte vetëm një qëllim dhe një funksion: të garantonte mbrojtje politike për vëllezërit që në ato momente, kërcënoheshin vetëm nga e shkuara e tyre dhe nga një punonjës policie që po gërmonte rrezikshëm pikërisht në të shkuarën e tyre.

Rrjedha e ngjarjeve më pas është sërish gati e pabesueshme. Vritet me atentat Dritan Lamaj. Arben Frroku për të cilin prokuroria mendon se ka të gjitha motivet e nevojshme për të qenë autor i vrasjes, kishte krijuar një alibi pothuaj perfekte. Ajo alibi, në rrjedhën e hetimit gjyqësor, funksionon në gjykatën e shkallës së parë, por e mbytet në gjykatën e apelit që jep burg të përjetshëm për të. Ndërkohë, Shqipëria kishte hyrë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Partia e vëllezërve Frroku, në koalicion me opozitën, kishte marrë një mandat deputeti dhe në vend të Arbenit që ishte në arrati në Greqi, në Parlament hyn vëllai, Marku. Pak para se të merrte mandatin dhe mbas tij, Marku bën disa veprime shitblerjeje biznesi. Një vit më pas ato veprime do t’i shtojnë dhe një akuzë më tepër; pastrim parash.

Në parlament Marku për gati dy vjet ishte gati i padukshëm. Përmendet vetëm në korrikun e vitit të kaluar kur u bë pjesë e një grupi me deputetë të shumicës që mbledhur me Tom Doshin, i bënë “shantazh” shifrash kryeministrit Rama. Atëherë u përmend se ishte festuar ditëlindja e Markut, por në fakt fishekzjarret e festës nuk ishin hedhur ende. Në shkurt e mars të këtij viti, në vend të fishekzjarreve, shpërthen një nga çuditë më të mëdha të politikës apolitike shqiptare: kryetari i Kuvendit Ilir Meta akuzohet për një komplot vrasjeje ndaj deputetit Tom Doshi. Një histori në të cilën Doshi përfshin si hallkë të parë të zinxhirit që e paralajmëroi, pikërisht kolegun e tij Mark Frroku. Që për ironi tyë fatit e mohon fort një gjë të tillë. Diçka nuk kishte funksionuar mes dy miqve, që shumë shpejt shohin se ngjarjet rrjedhin në drejtimin më të paimagjinueshëm të mundshëm. Edhe Frroku, edhe Doshi merren nën përgjegjësi penale, ndërsa të parit i hapet edhe historia e akuzës penale për vrasje që vinte nga Belgjika. Menjëherë mbas heqjes së imunitetit dhe arrestit të Markut, vëllai i tij merr pafajësinë për vrasje në gjykatën e shkallës së parë. Dukej si një përkëmbim i çuditshëm fatesh mes vëllezërish. Dukej si një vërtetim i aksiomës që Perëndia me një dorë të hedh dhe me tjetrën të pret. Por ky nuk ishte rasti i vëllezërve Frroku. Tashmë e kishin edhe fatin, edhe drejtësinë kundër. Të hënën gjykata e apelit vendosi: edhe Arbeni duhet të vuajë përjetë dënimin për vrasjen e komisarit Lamaj. Për momentin ai ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim, kurse vëllai, deputeti Mark Frroku ndodhet ende në qeli.

Këtu mbyllet qarku, të paktën përkohësisht, i dy fateve njërëzore që ngjajnë më shumë me një trill filmash, por që mund t’i sendërtojë vetëm një tranzicion i çmendur dhe absurd si tranzicioni shqiptar. Eshtë historia e dy vëllezërve që sipas akuzës, u nisën si emigrantë, u shndërruan në shfrytëzues prostitucioni dhe trafikantë droge, krijuan pasuri të jashtëzakonshme duke u bërë biznesmenë të nderuar, hynë në politikë dhe më pas u kthyen sërish në në buzë të humnerës: njëri u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje, tjetri ndodhet në arrest nën akuzë për vrasje. Janë të vetmit? Janë një përjashtim apo janë një rregull i trishtuar i dritëhijeve që udhëtojnë në rrugëtimin e tatëpjetë me katër kulme: emigracion-biznes-politikë-burg? Në fakt nuk ka kulme. Sepse është një qark i mbyllur dhe rrethi vicioz ku kanë hyrë histori të tilla shqiptare, në të vërtetë nuk kanë kulme.

Next Post

Një program i inteligjencës artificiale mposht njeriun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com