2018-ta po afron dhe bashkë me të një sërë aktivitetesh me karakter historik, në kohën kur qeveria ka vendosur që ta njohë këtë vit, si Vitin e Skënderbeut.
Në zbatim të këtij vendimi për të pasur një “mot të Skënderbeut” në vitin 2018, Këshilli i Lartë i Arkivave miradoi dje një vendim për të ndryshuar modelet e dokumentave administrative e shtetërore, të cilat do të përmbajnë dhe logon zyrtare të Vitit të Skënderbeut.
Vendimi është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë administratën shtetërore. Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.
Gazeta Express