• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lodhja demokratike” si sindromë e PS dhe si “realitet” i PD-së

by Ben Andoni
14/07/2024 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Përpjekja e opozitës për t’u rikthyer në pushtet, pas tre mandateve, është një e drejtë e arsyeshme në politikë. Për këtë, ata kanë angazhuar publikun në një protestë të fundit, që duhet thënë se ishte mbresëlënëse për numrat dhe zhgënjyese për artikulimet e njerëzve të zgjedhur në fjalime, përfshirë këtu dhe ish-presidentët Meta dhe Berisha. Po ndërsa PS-ja u morr me molotovët e hedhur nga opozita, PD-ja është ende e dehur për pjesëmarrjen, para pushimeve. Nga ana tjetër, publiku mbetet ende në dilemat e pushimeve dhe çmimet e papërballueshme, rritjen e madhe të kostos së jetesës dhe mbi të gjitha mungesën e alternativave të besueshme, që ia mjegullojnë gjykimin. SPAK-u, si simbolikë dhe si institucion, prodhon më shumë lajme për konsum ditor, por aspak për të ndjerë ndryshimin e pritshëm, që publiku e besoi me Reformën në Drejtësi. Faktori i huaj, që më së pari vjen në Shqipëri për ta faktorizuar dhe mbështetur SPAK-un, i jep besim, porse nuk është se po e shtyn dot të shkojë në thelb të çështjes. Fotografitë kolektive me të dhe ato individuale të bëjnë të besosh se ndryshimi do vonojë. Dhe, bajagi gjatë. Korrupsioni shqiptar dhe shpërdorimi i vendit është në një masë që të bën të shqetësohesh. Këtë e shikon që nga çmimet e shportës, inflacionin, stoqet e banesave dhe pamundësinë në një jetë të thjeshtë të kesh një banesë me rrogën e përditshme, pa e veçuar sigurinë dhe “të fortët”, që nuk mbarojnë me arrogancën dhe sjelljen harbute ngado. Për këtë të duhet një lloj besimi te politika dhe te politikanët dhe te modulet e tyre. Aman “politika është një çështje shumë serioze për t’u lënë në dorë politikanëve”, shpjegonte dikur me cinizëm Charles de Gaulle, duke kumtuar një të vërtetë që e kemi para syve. Politikanët vazhdojnë të kundërshtojnë dhe të akuzojnë, kurse kur rikthehen në pushtet të të lëbyrin me suksese imagjinare. Rama i sotëm është shembull i mirë, kurse Berisha i djeshëm, që do të rikthehet, rasti që e provon argumentin. Ndaj të vjen ndërmend koncepti i  “Sindromi i lodhjes demokratike” (referuar literaturës), që ka të bëjë me lodhjen e votuesve në demokraci dhe vjen si shkak i apatisë së elektorateve të demokracive përfaqësuese, që u kërkohet të votojnë shumë shpesh dhe të përballen me të njëjtat premtime. Kuptohet Shqipëria nuk është ende aq shumë “e lodhur”, megjithëse Shqipëria për gati 34 vite, ka bërë rreth 20 zgjedhje, 2\3 e të cilave vazhdimisht të kontestuara.
Larg tyre, PS-ja e ka nisur fushatën e saj de facto duke treguar se me kundërshtarët e tyre të realitetit PD nuk mund të flitet dhe nuk e meritojnë kthimin, sepse asnjëherë nuk janë sjellë si duhet. PD-ja me artikulimin e drejtë në thelb për ndryshim, por shprehur njësoj keq për të ardhmen. Kjo i ka bërë shqiptarët e sotëm jo thjesht të ndihen “të lodhur” nga kjo lloj demokracie me sindromën e njohur, por edhe apatikë, pasi zgjedhjet vërtetë janë rraskapitëse në Shqipëri dhe mbi të gjitha realitetin, ku njerëzit ndihen shpesh të zhgënjyer që premtimet e politikanëve do mbesin sërish shenja, kur ata ishin në opozitë dhe të premtonin ndryshimin, që mund ta bënin “vetëm ata”. (Javanews)

 

 

Next Post
Kreshnik Spahiu: Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e non-gratës

Kreshnik Spahiu: Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e non-gratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com