• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi rus për PD-në/ Ristani pohon: Unë s’kam lidhje, kontratën e firmosi vetë Lulzim Basha me Muzin (VIDEO-LIVE)

by Java News
12/11/2019 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës katër ditë më parë mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financierin Ilir Dervishi për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Për të folur më shumë mbi këtë histori mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Repolitix është i ftuar ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili do të rrëfehet përballë gazetarit Denis Minga.

Pse akuzohet Arben Ristani për falsifikim të formularëve? Çfarë di për 675 mijë dollarë që PD ka lobuar në SHBA? Të gjitha pyetjeve u jep përgjigje vetë Ristani në Repolitix.

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e falsifikimit që ka ngritur prokuroria. Ai tha se kontratën e ka firmosur vetë Basha me lobistin Muzin.

“Së pari jam i hapur për të biseduar për këtë cështje, pavarësisht se kam pozicionin e të pandehurit. Kjo cështje është përtej është përtej personale, ka interes publik, për faktin se tek ne drejtësia ka rënë dhe sistemi demokratik, që bazohet mbi kontrollin e tre pushteteve. Drejtësia tek ne nuk ka gjykatën e Lartë, Kushtetuese, janë në presionin e vettingut një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh dhe janë shumë të ndikuar nga politika dhe kjo cështje është një shprehje e rënies së drejtësisë.

Për të ardhur te rasti konkret. Prokuroria fillimisht e nisi cështjen pas një kallëzimi të bërë nga PD-ja dhe të firmosur nga unë, pas disa shkrimeve në media. Në emër të PD-së i nisa një shkresë prokurorisë në tetor 2017, ku pasi e sqaroj për procedurat ligjore që ndjek PD-ja për deklarimet i kërkoj që të vijojë që të thellohet në hetimin e cështjes dhe të nisë një hetim. Ishte interesi jonë dhe mbi këtë bazë ka nisur verifikimi. Verifikimin e bëmë për shkak të shkrimeve në media.

Është i vetmi dokument zyrtar i firmosur nga unë në këtë histori. Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depoizituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi. Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo cështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari ne emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni. Marrëveshja u depozitua te sektori i financës që vijoi më pas që bëri deklarimet te KQZ-ja apo tatimet. Më vonë Muzin ka bërë deklarim të përsëritur atje në institucionet e përsëritura, ku ka pretenduar se ka marrë 150 mijë dollarë nga një shoqëri skoceze dhe 500 mijë të tjerë.

Sipas deklarimit të tij janë paguar për llogari të PD-së. Ai bëri një shtesë, pasi herën e parë deklaroi 25 mijë më pas bëri deklarimin tjetër. Sepse e bëri ai atë deklarim është i tiji. PD-ja nuk i ka pasur këto para, nuk kanë dalë nga PD-ja, pasi nuk kanë qenë në arkën e PD-së dhe rrjedhimisht nuk kishin si të deklaroheshin. Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Unë e kam marrë vesh në media. Dokumenti që pretendohet i falsifikuar është formulari që zyra e financës së PD-së bën për KQZ-në. Që të falsifikosh një dokument është një veprim që kryhet me dashje dhe duhet veprim konkret, përmbajtjen, firmën, vulën apo të treja bashkë. Unë nuk kam asnjë lidhje me dokumentin, se kam bërë unë përmbajtjen, as vulosur dhe as firmosur. Unë nuk kam as lidhje me sektorin e financës. Sekretari i përgjithshëm në një parti është politik” tha ai.

Next Post
Marrëveshja/Elseid Hysaj te Norwich në Premier?!

Marrëveshja/Elseid Hysaj te Norwich në Premier?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In