Xhekpoti i llotarisë amerikane Powerball ka vazhduar të rritet sot, duke arritur 1,5 miliardë dollarë, duke ngjallur një interes që nuk është parë ndonjëherë.
Askush nuk i ka gjetur gjashtë numrat fitues që prej 4 nëntorit gjatë shorteut që hidhet dy herë në javë, të mërkurën dhe të shtunën.
Javën e kaluar, xhekpoti e mbylli me vlerën 950 milionë dollarë, një rekord botëror.
Si mungesë e një fitimtari, ai arriti të dielën 1,3 milionë dhe të martën 1,5 milionë dollarë. (ATSH)