Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente mund të rikthehet në La Ligë, gjatë verës. Sevilla është e gatshme të paguajë 7-8 milionë euro për transferimin e tij.
Llorente ka kaluar një edicion dëshpërues me fanellën bardhezi ku humbi vendin në formacionin bazë nga Alvaro Morata.
Ndaj, nga sezoni i ardhshëm ai mund të rikthehet në La Ligë në mënyrë që të luajë në vazhdimësi.









