• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lleshaj: IKMT ndryshon emrin, bashkëveprim i ngushtë me policinë

by Java News
20/02/2020 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“IKMT ka rol të rëndësishëm në mbrojtje të territorit të vëndit, duke e afruar pranë Policisë së Shtetit, ne do e mbrojmë territorin në kuadër të një veprimit të përbashkët mes policisë dhe IKMT”.

Kështu tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një takim me strukturat drejtuese të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, ku bëri me dije se do të ndryshohet emri në Inspektortiati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit.

Ministri bëri me dije se strukurat e reja të IKMT për inspektimin e mjedisit dhe pyejeve do të kryehen në bashkëveprim të ngushtë me strukturat e policisë dhe se drejtuesit e rinj do të jenë pjesë integrale e komisariateve të policisë, në mënyrë që e gjithë puna të kryhet në koordinim të plotë, duke mos pasur shpenzime të panevojshme të energjisë.

“Kërkohet nga të gjithë drejtuesit e policisë dhe IKMT të përgatiten mirë për të filluar këtë drejtim të ri që të adresojnë ato çështje që shqetësojnë mjedisin dhe territorin, tek ndërtimet pa leje, tek bregdeti dhe zonat turistike, hapja e fronteve të reja për zhvillimin e vendit dhe do të orientohet edhe tek disa zona të brishta si administrimi i baseneve ujore, kontrolli i shfrytëzimit të inerteve të lumenjve, guroreve, minierave etj., të cilat kanë shfaqur shqetësime të mëdha për zhvillimin”, u shpreh Lleshaj.

Ai tha se në zonën e malit të Tomorrit dhe Krujës, ndërhyrja ka rezultuar e mirë por shtoi se nuk ka përfunduar ende dhe do shtrihet në ato zona ku zhvillohet veprimtari e paligjshme.

Sipas tij, fokusi i madh do të jetë mbrojtja e sipërfaqeve pyjore të vendit dhe mbrojtja e tyre mund të bëhet më së miri, nëse kontribuohet që nga themeli në bashkëpunim mes strukturës së re dhe policisë.

Po ashtu tha se nga fundi i muajit shkurt kur IKMT e re do të bëhet operacionale, drejtoritë vendore të policisë do të kenë edhe një përgjegjësi të shtuar por edhe një aset të shtuar, strukturat vendore të IKMT.

“Do të ketë rikonceptim në themel të policisë dhe IKMT, e cila do drejtohet nga qendra në kuptimin profesional dhe administrativ dhe në kuptimin operacional do të drejtohet nga policia. Do të bëhen rekrutime të reja në IKMT, shpresojmë që qytetarët ti përgjigjen thirrjes në angazhim dhe nga ky proces të marrim specialistë dhe ekspertë të motivuar, të gatshëm dhe të angazhuar. Nxis të rinj dhe të reja që kanë eksprtiencë në fushën e mjedisit, ujit dhe pyjeve që të bëhen pjesë e IKMT në mënyrë që të nis një proces shumë rigoroz për parandalimin e dëmeve në mjedisin tonë”, deklaroi Lleshaj.

Ministri tha se do ndalohet zaptimi i çdo hapësire në plazh dhe se nëse është ndërhyrë në mes të sezonit, puna do nisë që tani jo për të pritur dhe larguar materiale, por për të parandaluar zaptimin e çdo sipërfaqe, detyrë policia, prefektët dhe IKMT.

Si prioritet tjetër, deklaroi luftën kundër kanabisit.

Next Post
Vrasja në ish-Bllok/ Kushëriri i Elvana Gjatës nën akuzë për vrasje, merren të pandehur Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

Vrasja në ish-Bllok/ Kushëriri i Elvana Gjatës nën akuzë për vrasje, merren të pandehur Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In