• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në ish-Bllok/ Kushëriri i Elvana Gjatës nën akuzë për vrasje, merren të pandehur Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

by Java News
20/02/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar gati 1 vit e 6 muaj nga ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë këtë dosje për shqyrtim gjyqësor. Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato. Hato, mori një plumb dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj në u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është dhe ajo e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Mes personave që është marrë i pandehur rezulton të jetë dhe vetë i dëmtuari në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje” pasi Martinaj i ka dërguar sms miqve të tij për t’u afruar në zonën e ish-bllokut, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, pasi Martinaj pas ngjarjes ju sekuestrua një pasaportë Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin. Këto akuza ndaj Martinaj, janë shtuar nga grupi i hetimit në datën 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë.

Në këtë çështje mësohet se i pandehur është marrë dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ku besohet se prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës.

Në analizimin e pamjeve filmike, thotë prokuroria, Martinaj nuk ka qënë i armatosur dhe s’ka kryer veprime aggresive që kanë elementët për të vrarë dikë, ndaj dhe akuza e vrasjes me paramendim, për të cilën fillimisht Martinaj ka qenë nën hetim, nuk është provuar. Por ndryshe nga çfarë thotë prokuroria e Tiranës në vendimin për mbylljen e hetimeve, në një dalje publike zëdhënësja me syze e Operacionit “Forca e Ligjit”, deklaroi se Ervis Martinaj është person në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim”. Duket se në këtë rast, nuk ka një rakordim mes policisë dhe prokurorisë së Tiranës, pasi Martinaj zyrtarisht nuk ka një akuzë për vrasje dhe nuk është dënuar ndonjëherë për një akuzë të tillë.

Nga një vëzhgim në sistemin elektronik të gjykatës së Tiranës, rezulton se Ervis Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë llotoje pa leje. Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë./shqiptarja.com

Merviol Bilo dhe viktima Fabian Gaxha

Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

g.kosovari

Next Post
“Zgjedhje të parakohshme nuk ka”/ Gjiknuri: PD s’ka pse të përfshihet në lojën e Metës

"Zgjedhje të parakohshme nuk ka"/ Gjiknuri: PD s’ka pse të përfshihet në lojën e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com