• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj flet pas dorëheqjes: Te familja Rasha do të shkoj për ngushëllim kur…

by A R
12/12/2020 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për emisionin ‘Java në RTSH’ duke e quajtur vendimin e tij si një hap prapa sa i përket angazhimit politik.

Lleshaj iu përgjigj edhe spekulimeve se vendimin për dorëheqjen e ka marrë  që në shtator, pas përplasjeve me kryeministrin.

“Nëse gjërat do të ecnin në rrjedhën normale të jeni të sigurt që nuk do ta dorëzoja detyrën dëri në ditën e fundit të mandatit. Sigurisht që thashethemet në Tiranë gëlojnë, por marrëdhëniet e  mia me kryeministrin kanë qenë mëse të mira që nga dita e parë. Këto marrëdhënie vijojnë të jenë të tilla dhe nuk ka arsye pse të ndryshojnë. Dorëheqja ime ka ardhur si reflektim i imi” – tha Lleshaj.

Ai komentoi edhe marrëdhëniet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Lleshaj tha se bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer dhe nuk ka çeduar asnjë moment. Sipas ministrit të dorëhequr, për sa kohë janë zbatuar politikat e MB, marrëdhëniet e punës cilësohen si të suksesshme.

“Dorëheqja e parevokueshme ka pasur qëllim që të mos leja asnjë barrë vendimarrëse te Kryeministri. Ndërsa me familjen e viktimës nuk kam marrë kontakte, por kam krijuar përshtypjen se është një familje jashtëzakonisht e lartë. Por intentsitet i këtyre ditëve më ka bërë të mos shkoj për vizitë. Besoj se do të shkoj të pi një kafe tek ajo familje privatisht” – tha Lleshaj.

Në studion e “Java në RTSH”, Sandër Lleshaj u pyet edhe për informacionet që qarkullojnë për sulme të rënda në Tiranë.

“Dëme te pjesshme mund të bëjë kushdo. Çdo i çmendur. Por asnjë rrezik nuk ekziston dhe nuk mund te ekzistojë në kuptimin e  sigurisë së përgjithshme të vendit. Sigurisht ka disa persona të gënjyer, të manipuluar, të keqpërdorur apo të droguar në disa raste. Një pjesë e protestuesve është e paguar nga ata që kanë interes për të kthyer në kauzë politike një mort tragjik. Por sfera e dëmit apo ndikimit të tyre do të jetë në kufijtë e të kontrollueshmes. Sepse qytetarët respektojnë parimet e bashkëjetesës dhe ligjet dhe distancohen nga aktet e tilla” – tha Lleshaj.

Next Post
FOTO/ Protestuesit bastisin selinë e PS në Shkodër, u vënë flakën orendive dhe reklamave në rrugë

FOTO/ Protestuesit bastisin selinë e PS në Shkodër, u vënë flakën orendive dhe reklamave në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In