• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj apel të rinjve shqiptarë: Puno me nder! Shumë prej jush kanë marrë rrugët e botës dhe janë përfshirë në krim

by Ardit Rada
03/07/2020 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një statusi në Facebook iu përcjell një mesazh të rinjve shqiptarë. Ai apelon që të mos zgjedhin rrugën e pasurimit të shpejtë përmes krimit, pasi në këtë rrugë asnjë sukses nuk është i sigurt.

“Është shqetësues fakti që shumë të rinj shqiptarë kanë marrë rrugët e botës, kanë humbur nëpër to, janë përfshirë në krim dhe kanë përfunduar nëpër burgje, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit dhe perspektivën tonë, por, para së gjithash, duke shkatërruar të ardhmen e tyre. Dhe të tillë nuk janë disa qindra, por shumë më tepër”, shkruan ministri Lleshaj.

Statusi i plotë:
Puno me nder!
Ky është pak a shumë mesazhi drejtuar të rinjve tanë, që u përpoqa të përcjell edhe dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Nuk është aspak çudi, që një mesazh i tillë të mos pritet mirë nga krimi. Por është çudi e madhe kur kjo thirrje bazike, sulmohet nga një media në shqip.
Është e vërtetë se edhe në Shqipëri ka krim, ka lidhje të krimit me administratën, me drejtësinë, me politikën, me mediat, me biznesin. Dhe për këtë arsye, Shqipëria lufton kundër krimit në të gjitha këto fronte me sukses të prekshëm.
Qasja e re e qeverisë shqiptare në këtë etapë të përballjes me krimin është përqendruar në luftën për shkatërrimin e modelit ekonomik të tij. Gjetja, sekuestrimi dhe konfiskimi i pronave dhe parave të gjeneruara nga krimi është rruga e duhur për të siguruar sukses afatgjatë.

Është shqetësues fakti që shumë të rinj shqiptarë kanë marrë rrugët e botës, kanë humbur nëpër to, janë përfshirë në krim dhe kanë përfunduar nëpër burgje, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit dhe perspektivën tonë, por, para së gjithash, duke shkatërruar të ardhmen e tyre. Dhe të tillë nuk janë disa qindra, por shumë më tepër.
Por….
Ky realitet mbetet disi jashtë vëmendjes së medias dhe të publikut, ndërkohë që, tek të rinj të tjerë në vend gjallojnë iluzionet e pasurimit të shpejtë në rrugën e shkurtër të krimit, të cilat ushqehen nga “modelet e suksesit kriminal” të disa personave që mund të kenë grumbulluar pasuri në këtë rrugë dhe ende nuk kanë përfunduar në burg.
Ndaj është jetike, për të ardhmen e vendit dhe të vetë rinisë tonë, që “modelet” e pasurimit të shpejtë në rrugë kriminale të shkatërrohen, jo vetëm përmes dënimit penal të autorëve, por, para së gjithash, përmes konfiskimit të çdo pasurie që krijohet në rrugë kriminale.
Vetëm konfiskimi i pasurive të krijuara në rrugë kriminale është garancia, jo vetëm për vendosjen e drejtësisë, por edhe për mbrojtjen e rinisë nga joshjet që krijojnë pasuritë kriminale, të cilat ndër vite kanë sfiduar me arrogancë punën dhe jetën e ndershme në këtë vend.
Kjo është edhe arsyeja përse qeveria po realizon përditë masa për këtë qëllim dhe kjo është arsyeja përse unë si Ministër i Brendshëm e përsëris këtë mesazh për të rinjtë e këtij vendi.
Rruga e shkurtër e pasurimit kriminal nuk vlen. Asnjë “sukses” në këtë rrugë nuk është i sigurtë. Është vetëm çështje kohe deri kur dikush të trokasë dhe të kërkojë llogari për çdo qindarkë.
E mira është që kjo thirrje të përcillet e të përsëritet nga të gjithë: politika, media, shoqëria, shkolla, familja dhe kushdo që e beson atë.
Ndërkohë që për organet ligjzbatuese mbetet detyra që të vijojnë të godasin për të dhënë përditë prova se pasuria kriminale nuk ka të ardhme.
Ndërsa ata që nuk duan të thonë as fjalën e duhur dhe as të bëjnë gjënë e duhur, duhet të paktën të mos ngatërrojnë.

/e.rr

Next Post
Grada e lartë si Gjeneral-Major, Xhaçka uron Bajram Begën: Struktura e drejtuar prej tij, një nga shtyllat e modernizimit të FA

Grada e lartë si Gjeneral-Major, Xhaçka uron Bajram Begën: Struktura e drejtuar prej tij, një nga shtyllat e modernizimit të FA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com