• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Llalla’, ‘lobimi rus i PD’, ‘peshqit e mëdhenj’, Marku: Ja dosjet që po hetojmë

by Java News
15/03/2018 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën e parë televizive prej zgjedhjes së saj si kryeprokurore, Arta Marku ka folur për disa nga dosjet më të bujshme si; lobimi rus i PD, dosja Tahiri, shpallja ‘non grata’ e Llallës, ‘peshqit e mëdhenj’, por ajo ka dhënë detaje edhe nga jeta personale e saj.

Në studion e Sokol Ballës, kryeprokurorja Marku deklaroi se po bashkëpunon me DASH për rastin e ish-kryeprokurorit Llalla, ndërsa shtoi se prokuroria ka nisur një hetim edhe për kontratat e lobimit rus të PD, shkruan javanews.al

E pyetur për ‘peshqit e mëdhenj’, Arta Marku deklaroi se nuk i pëlqen të flasë, por të veprojë

Peshqit e mëdhenj? Arta Marku: Nuk më pëlqen të flas, por të veproj

Kur pyetët për ‘peshqit e mëdhenj’, Arta Marku nuk preferon të japë detaje.

Në studion e “RealStory”, kryeprokurorja deklaroi se nuk i pëlqen të flasë, por të veprojë

“Hetimi nuk është fushatë. Punojmë çdo ditë, me dosja të mëdha dhe të vogla. Nëse do ketë peshq të mëdhenj do shihet në vazhdim të punës tonë. Nuk më pëlqen të flas, por të veproj”, deklaroi Marku, shkruan javaneës.al

Kapje e peshqve të mëdhenj, një kërkesë e përsëritur shpesh nga ambasadori Donald Lu, po pritet me shumë interes nga qytetarët shqiptarë, ku edhe pse nuk ka ngecur akoma ndonjë në rrjetë, pritshmëritë janë të mëdha.

-Dosja ‘Habilaj-Tahiri’, Marku: Është një nga shqetësimet e mia, po hetohet me kujdes

Kryeprokurorja Arta Marku garantoi publikisht se çështja Tahiri po trajtohet me shumë kujdes dhe se prokurorët që po merren me çështjen kanë mbështetjen e plotë të saj.

Në “RealStory”, Marku deklaroi se kjo çështje përbën edhe një nga shqetësimet e vazhdueshme të saj.

“Çështja Tahiri është një nga shqetësimet e mija permanente, jo vetëm për mua, por edhe për Krimet e Rënda. Kam garantuar prokurorët për mbështetjen time, në mënyrë që kjo çështje të hetohet në mënyrë të plotë”, deklaroi Arta Marku

Marku deklaroi se hetimi për dosjen Habilaj-Tahiri është shumëdimensional

“Dosja Habilaj-Tahiri është ne hetim, dhe hetimi është shumë dimensional. Janë të përfshira 3 shtete, Shqipëria, Italia, Greqia dhe presim përgjigjet e letërporosive për mbylljen e hetimeve”, shkruan javanews

Marku foli edhe për ekstradimin e Nezar Seitaj.

“Kërkesa për ekstradim është bërë që në tetor të 2017, para se unë të zgjidhesha në këtë detyrë. Mendoj që procedura është një rastësi. Nuk kam lidhje me këtë vendimmarrje. Preferoj të mos jap një përgjigje nëse procedura ishte konform ligjit, pasi ne kemi nisur një hetim për këtë rast”, deklaroi Marku

“Vetëm Kushtetua dhe ligji do jenë busulla ime. Ju garantoj për këtë”, tha Arta Marku

A po heton Arta Marku vetëm PD-LSI?

“Është vetëm përceptim i atyre që janë nën hetim.Tashmë prokurorët e çështjes janë zotër të tyrë. Prokuroria nuk është më një institucion i centralizuar”, deklaroi Marku

Lobimi rus i PD, Marku: Kontratat janë në hetim nga prokuroria

Prokuroria ka nisur një hetim pas publikimit të investigimit të prestigjozes amerikane ‘Mother Jones’, ku tregohet lobimi rus i PD.

Lajmi u bë i ditur nga kryeprokurorja Arta Marku, gjatë intervistës në “RealStory”.

Marku tha se kjo është një çështje e re dhe prokuroria është në hapat e parë të hetimit

“Kontratat lobuese  të PD janë në hetim nga prokuroria. Ne po bëjmë punën tonë me profesionalizëm. Është një çështje e re në hapat e para të hetimit”, deklaroi Arta Marku

-A po e heton prokuroria Adriatik Llallën? Marku: Po bashkëpunojmë me DASH

Kemi marrë përsipër përgjegjësitë ligjorë që na detyron ligji, deklaroi kryeprokurorja Arta Marku, e pyetur nëse prokuroria po hetonte Adriatik Llallën, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA

Në “RealStory’, kryeprokurorja tha se po zbaton ligjin për ish-paraardhësin e saj, duke lënë të nënkuptohet se prokuroria po heton çështjen, shkruan javanews

“Jam ndjerë shumë keq kur mora vesh akuzat dhe shpalljen non grata të Llallës. DASH është treguar i gatshëm për të ndihmuar në hetimin e çdo zyrtari. Prokuroria ka marr përsipër përgjegjësitë që i detyron ligji”, deklaroi Marku

E pyetur se çfarë mendonte për punën  e Adriatik Llallës, Marku tha se ndante të njëjtin opinion si gjithë qytetarët

“Punën e tij e ka vlerësuar publiku. Është përfolur aq shumë sa nuk ja vlen t’i përsëris. Kam të njëjtin opinion me qytetarët”, deklaroi Marku

Marku foli edhe për lëvizjet në prokurori. Sipas saj asnjëra nuk ka qenë vdekjeprurëse dhe e pa studiuar

“Lëvizjet në prokurori kanë qenë të menduara mirë. Nuk kanë qenë lëvizje të pa studiuara. Shkarkimet nuk kanë lidhje me afërsinë e tyre me Adriatik Llallën. Dhe asnjëra prej tyre nuk ka qenë lëvizje vdekjeprurëse. Të qenit drejtues është situatë e përkohshme”, deklaroi Arta Marku

A keni ju një opinion për paraardhësit tuaj?

Natyrisht që kam një opinion por nuk është në natyrën time dhe në etikë që të jap një opinion

A keni një opinion për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa që nuk e gjej me vend të them

Si u ndjetë kur mësuat për heqjen e vizës nga SHBA?

Të tjem të drejtën jam ndjerë shumë keq..është një vendim i rëndë.

DASH tha që do ishte i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë nëse hap një hetim për të…

DASH është teguar gjithmonë i gatshëm për hetimin e çdo zyrtari, jo vetëm për rastin konkret, edhe për rastin konkret kanë qenë të gatshëm

A po hetoni ju?

Mund të them që Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji.

-Tymueset, Arta Marku: Nuk jam ndjerë as e mbrojtur, as e sulmuar! Drejtësia po degradonte

Prej tre muajsh ajo ndodhet në zyren e Prokurorit te Pergjithshem, por kjo është hera e parë që Arta Marku flet në një studio televizive.

Në studion e “RealStory”, Marku foli për tymueset në Kuvend gjatë zgjedhjes së saj.

Marku deklaroi se nuk e ndjen veten as të mbrojtur as të sulmuar

“Nuk jam ndjerë as e mbrojtuar as e sulmuar. Besoj se ajo ngjarje nuk kishte lidhje me mua. Vjen përtej personales, është diçka politike”

“E kam me shumë pasion punën e prokurorit”, deklaroi Marku

Marku tha se sistemi i drejtësisë po degradonte

“Sistemin e  drejtësisë e kam parë të degradojë vit pas viti. Këtë përceptim ka edhe opinioni publik. Sistemi i drejtësisë ka qenë gjithmonë i centralizuar”, deklaroi Marku

-Rrëfehet Arta Marku: Vij nga një familje e persekutuar, e pata të vështirë shpërnguljen

Në intervistën e parë televizive prej zgjedhjes së saj si kryeprokurore, Arta Marku ka folur rreth detyrës së saj, pritshmërive, por edhe nga jeta e saj.

Në “RealStory” në studion e Sokol Ballës, Marku deklaroi se e vonoi dy muaj shpërnguljen në Tiranë.

“Vij nga një familje e thjeshtë fshati. Kam dy vajza, njëra është 7 vjeçë, ndërsa tjetra është 14 muajshe. E vonova shpërnguljen për dy muaj në Tiranë, pasi e kisha të vështirë largimin nga Shkodra. Vij nga një familje e presekutuar. Mamaja ime e ka ndjerë perskutimin në kurriz. Nëna nuk u arsimua për shkak të persekutimit politik”, deklaroi Marku

Marku foli edhe për lidhjen me ish-deputeten e PD

“Kam lidhje familjare me Albina Dedën, bashkëshorti i saj është djali i xhaxhait të mamasë time”, deklaroi Marku

Javanews.al/a.ç

Next Post
DOSJE/ Nuset vrasëse, disa nga krimet makabre që tronditën vendin

DOSJE/ Nuset vrasëse, disa nga krimet makabre që tronditën vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com