• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Llalla: Hetime proaktive për kultivuesit e drogës e zyrtarët që i mbështesin

by Lorenc Vangjeli
22/01/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ishte i pranishëm në Prokurorinë e Shkodrës ku u zhvillua analiza e organit të akuzës në nivel apeli për këtë qark.

Gjatë fjalës së mbajtur, kryeprokurori u tërhoqi vëmendjen vartësve të tij të bëjnë kujdes me koordinimin e punës me policinë, pasi vihet re problematika me pushimin e shumë dosjeve për shkak të analizës së dobët të informacioneve.

Më tej, Llalla nënvizoi me shqetësim edhe nivelin mjaft të ulët të zbulueshmëisë së autorëve të kultivimit të drogës në qarkun Shkodër.

Kreu i organit të akuzës u kërkoi vartësve të thellohen në hetimet proaktive, për të zbuluar kultivuesit por edhe zyrtarët që sipas tij shpesh herë i mbështesin.

Ja fjala e plotë e Llallës:

Analizën vjetore këtu dëshiroj ta nis me vlerësimin për zgjidhjen e shpejtë ligjore të Prokurorisë së Shkodrës për një rast tragjik që ndodhi në vitin 2015, pikërisht vrasjen e dy turistëve çekë në zonën e Dukagjinit.

Hetimet e shpejta dhe vendosja para përgjegjësisë ligjore të autorit të asaj vepre penale që shkaktoi me të drejtë revoltë qytetare, ishte një detyrim i të gjithë shtetit, si edhe një formë ndjese për atë krim që cënonte mikpritjen dhe humanizmin shkodran, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Duke qëndruar tek treguesit vjetor të vitit 2015, për prokuroritë që janë nën juridiksionin e Apelit të Shkodrës, konstatohen një shpërndarje jo e njëjtë në volumin e punës. Prokuroria e Shkodrës dhe e Lezhës kanë pasur rritje të ndjeshme procedimesh, ndërkohë që prokuroritë e Kukësit, Tropojës dhe Pukës kanë pasur numër më të ulët referimesh dhe rastesh për trajtim.

Por, të gjitha prokuroritë kanë të përbashkët numrin e lartë të procedimeve të pezulluara ose të mosfilluara.

Është e qartë që rastet e pezullimit dhe mosfillimit, kanë të bëjnë me mungesën e zbulimit të autorëve nga agjencitë ligjzbatuese ose nga cilësia e referimeve të veprave penale. Por po e përsëris porosinë që kam përcjellë edhe në analizat e tjera.

Na takon ne si prokurorë për të realizuar koordinimin ndërmjet institucioneve ligjzbatuese, me qëllim që informacioni i tyre të përpunohet në mënyrë të tillë që të shërbejë për ngritje akuzash.

Po ashtu, kërkohet nga të gjithë ju që të shtohen rastet e analizimit të çështjeve konkrete me institucionet e tjera.

Nga informacioni që administrojmë, rezulton se në qarkun e Shkodrës, kryesisht në zonat malore, mbetet problematike evidentimi i kultivuesve të lëndës narkotike. Pavarësisht operacioneve periodike policore, nuk janë zbuluar personat përgjegjës për këto vepra penale. Do të kërkoj nga ju që të shqyrtoni çdo informacion dhe të zhvilloni hetime proaktive për këto raste, me qëllim zbulimin e autorëve, por edhe të personave zyrtarë që mund t’i mbështesin.

Prokuroria e Lezhës duhet të vijojë të jetë më aktive, kryesisht në evidentimin e rasteve të fallsifikimit të pronave. Ju jeni në dijeni që Prokuroria ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione të ekzekutivit, me qëllim evidentimin dhe kthimin e ligjshmërisë në çështjen e pronave.

Po ashtu, kryesisht Prokuroria e Pukës dhe e Lezhës, duhet të vijojë të jetë më aktive në hetimin e veprave penale të dëmtimit të pyjeve. Këto zona kanë hapësira të mëdha pyjore, e cila është një trashëgimi natyrore që duhet ruajtur.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër një Moratorium për ndalimin e prerjes së pyjeve dhe ju takon ju si prokurorë të orientoni oficerët e policisë gjyqësore të institucioneve të tjera, që të hartojnë në mënyrën e duhur ligjore referimet për rastet e shkeljeve të tilla ligjore.

Nga ana e Prokurorisë së Kukësit kërkohet rritja e numrit të hetimeve proaktive, kryesisht për veprat penale në fushën e kontrabandës dhe të krimeve të tjera financiare.

Të nderuar kolegë, në vijim të takimit të sotëm, do të pres prej Jush që të prezantoni në mënyrë të përmbledhur problematikat e vitit 2015, por sidomos alternativat për përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit institucional gjatë vitit 2016. Falenderojmë edhe median që ishte e pranishme në këtë pjesë të parë dhe takimin do e vijojmë me dyer të mbyllura.

Next Post

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me ekspertët e reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In