Liverpooli e ka shkatërruar Manchester Cityn pasi e ka mposhtur me rezultat 4:1 midis Etihad Stadium
Skuadra e Jurgen Klopp, dhuroi spektakël në Etihad Stadium pasi fitoi me rezultat 4:1, duke treguar se vërtetë po krijon një skuadër të fuqishme.
Gjithçka nisi kur sulmuesi Roberto Firmino qoi një top në zonën e Cityt, duke detyruar mbrojtësin Mangala të shënoi autogol për rezultatin 1:0. Për 2:0 shënoi Philippe Coutinho pas një aksioni të bukur të krijuar nga skuadra e Kloppit, për 3:0 shënoi Firmino. Vendasit ngushtuan epërsinë përmes Sergio Agueros, por Martin Skrtel shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 4:1.
Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në pozitën e nëntë në tabelë me 20 pikë, derisa City del në pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.
https://www.youtube.com/watch?v=ZQxcOq52F-k