• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut, mblidhet komisioni Shqipëri-Kosovë

by A R
27/09/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri pas zgjedhjes në postin e shefit të qeverisë.

Ashtu sikur kishte paralajmëruar para se të zgjidhej në këtë post, vizita e tij e parë jashtë Kosovës është zhvilluar në Shqipëri.

Haradinaj është pritur nga kryeministri Rama me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se dy qeveritë, e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mblidhen në 27 nëntor për ahxendën e përbashkët për ‘Vitin e Skënderbeut’.

Rama theksoi gjatë fjalës së tij edhe mesazhet që duhet të përcillen gjatë këtij viti në të gjitha shqiptarët kudo që janë.

Gjithashtu kryeministri shqiptar u shpreh se e ardhmja e përbashkët e dy vendeve është në BE.

“Viti nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor dhe vijon në 28 nëntor me 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Vitin e përvjetorit  e duam si motiv për të ripërtërirë lidhjet mes njërit tjetrit dhe yll orientues krah njëri tjetrit, më të bashkuar në funksion të një të ardhmeje të merituar. Duam t’i biem pas motos së heroit ‘Ndiqmëni”. Viti duhet të shërbejë si busull, por edhe pakt i pashkruar përgjegjshmërie në funksion të njerëzve.

Mesazhi i parë duhet ti kushtohet botës shqiptare për të forcuar lidhjet. Mesazhi i dytë do të ishte ai i Shqipërisë së dijes për qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Për të hapur rrugë për krijimin e një akademie shqiptare pa kufi ku të gjitha mendjet e ndritura të vendit tonë të jenë në një çati, në funksion të atyre vlerave dhe asaj trashëgimie për ta nxitur dhe promovuar si një vlerë e pandashme e rrugës sonë.

Na takon ne si dy qeveri të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, dhe domosdoshmërinë që t’i bëhemi mbrojë kësaj arritje të jashtëzakonshme. Mesazhi i tretë do të ishte ai i qytetarisë, ku partner do të jenë komunat shqipfolëse dhe organizmat e diasporës. Mesazhi i katërt do të ishte ai i dinjitetit qytetar, program për të pasur objektiva për shanse të denja për rininë” deklaroi ai.

Ndërsa Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk është ndier asnjëherë vetëm në rrugëtimin e saj, pasi ka pasur gjithmonë Shqipërinë në krah.

“Edhe në momentet më të vështira tonat nuk kemi mbetur vetëm, bashkëkombësit kanë qenë me ne. Kosova është e përgjegjshme ndaj komuniteteve dhe sot e ndien përgjegjësinë si shtet i ri. Duhet të forcojmë lidhjet me Shqipërinë.

Na vjen mirë, që na jepni mundësinë të jemi në një vit të angazhimeve të përbashkëta, që është i lidhur me figurën e heroit tonë, Skënderbeut. Duhet të sigurojmë shqiptarët kudo që jetojnë që ta ndiejmë njëri tjetrin më afër.

Unë kam kuptuar rrugëtimin që na pret që fillon në mbledhjen e qeverisë në 27 Nëntor në Korçë, temat mund t’i përmbyllim deri në atë takim. Për t’u raportuar qytetarëve për arritjet” deklaroi ai.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai pritet të takohet edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sali Berishën.

Gjithashtu sipas burimeve ai pritet të takohet edhe me princ Lekën.

Rama: Dy qeveritë mblidhen në 27 nëntor
Teksa kryeministri i Kosovës e nderon Shqipërinë nuk kishte si të mos nguteshim për të mos celë siparin për konkretizim të vitit të Skënderbeut. Që e duam sa më të gjallë në imagjinatën e ardhmërisë, si gur kilometrik në ndërlidhjen mes veti dhe fqinjësie nën  një çati të përbashkët evropiane. Në përshkrimet ndaj heroit tonë spikat ai i bërë ‘Skënderi frymëzonte hijeshinë’. Gjatë këtij viti që nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor dhe vijon në 28 nëntor me 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë do të ishte paudhësi të vijonte nacionalizimi. Vitin e përvjetorit  e duam si motiv për të ripërtërirë lidhjet mes njërit tjetrit dhe yll orientues krah njëri tjetrit, më të bashkuar në funksion të një të ardhmeje të merituar. Duam t’i biem pas motos së heroit ‘Ndiqmëni”. Komisioni do të ketë një kuadër pune të përbashkët në kujdesin e Thacit dhe Metës dhe falë përpjekjes në një tryezë të gjithë pjesëmarrësve ku përfshin autoritete të dy vendeve. Viti duhet të shërbejë si busull, por edhe pakt i pashkruar përgjegjshmërie në funksion të njerëzve. Thelbi i mesazhit të Kuvendit të Lezhës duhet ta përshkojë këtë vit dinamikë për interesin përbashkues të shqiptarëve. Mesazhi i parë duhet ti kushtohet botës shqiptare për të forcuar lidhjet, për të rritur pjesëmarrjen e cdo shqiptari, sidomos atyre në diasporë. Përpjekje për të regjistruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për të ushtruar të drejtën e votës, si e drejtë vendimmarrëse, cka Kosova e ka nisur dhe në këtë aspekt është edhe një model për t’u marrë shembull. Duam të angazhohemi për fëmijët e kombit tonë, për të gjetur rrugët për t’iu qasur për të përfituar dijen në funksion të kombit, por edhe forcimit të lidhjes. Mesazhi i dytë do të ishte ai i Shqipërisë së dijes për qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Për të hapur rrugë krijimin e një akademie shqiptare pa kufi ku të gjitha mendjet e ndritura të vendit tonë të jenë në një çati, në funksion të atyre vlerave dhe asaj trashëgimie për ta nxitur dhe promovuar si një vlerë e pandashme e rrugës sonë. Na takon ne si dy qeveri të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, dhe domosdoshmërinë që t’i bëhemi mbrojë kësaj arritje të jashtëzakonshme. Mesazhi i tretë do të ishte ai i qytetarisë, ku partner do të jenë komunat shqipfolëse dhe organizmat e diasporës. Mesazhi i katërt do të ishte ai i dinjitetit qytetar, program për të pasur objektiva për shanse të denja për rininë. Radikalizimi, lufta ndaj ekstremizmit. Kryesoja është duke dalë me kalendarin përfundimtar, është fakti që nuk mund të jetë viti i të qokave, por viti i shqiptarit të zakonshëm dhe i fëmijëve të kombit shqiptar. E ardhmja e përbashkët në BE, jo si popull i ndarë në dysh.

Ramush Haradinaj: Kosova nuk është vetëm, ka Shqipërinë
Edhe në momentet më të vështira tonat nuk kemi mbetur vetëm, bashkëkombësit kanë qenë me ne. Kosova është e përgjegjshme ndaj komuniteteve dhe sot e ndien përgjegjësinë si shtet i ri. Duhet të forcojmë lidhjet me Shqipërinë. Na vjen mirë, që na jepni mundësinë të jemi në një vit të angazhimeve të përbashkëta, që është i lidhur me figurën e heroit tonë, Skënderbeut. Duhet të sigurojmë shqiptarët kudo që jetojnë që ta ndiejmë njëri tjetrin më afër. Unë kam kuptuar rrugëtimin që na pret që fillon në mbledhjen e qeverisë në 27 Nëntor në Korçë, temat mund t’i përmbyllim deri në atë takim. Për t’u raportuar qytetarëve për arritjet. e vlerave dhe asaj trashëgimie për ta nxitur dhe promovuar si një vlerë e pandashme e rrugës sonë. Na takon ne si dy qeveri të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, dhe domosdoshmërinë që t’i bëhemi mbrojë kësaj arritje të jashtëzakonshme. Mesazhi i tretë do të ishte ai i qytetarisë, ku partner do të jenë komunat shqipfolëse dhe organizmat e diasporës. Mesazhi i katërt do të ishte ai i dinjitetit qytetar, program për të pasur objektiva për shanse të denja për rininë. Radikalizimi, lufta ndaj ekstremizmit. Kryesoja është duke dalë me kalendarin përfundimtar, është fakti që nuk mund të jetë viti i të qokave, por viti i shqiptarit të zakonshëm dhe i fëmijëve të kombit shqiptar.
/b.d

Next Post
Breshëri kallashnikovi gjatë natës në Sarandë, panik tek banorët

Qëlloi me gurë policinë, vihet në pranga 47-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

September 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Erdogan sulmon Netanyahun: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

September 26, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com