• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE/ Veliaj zbut sherrin për Teatrin: Ejani të biem dakord së bashku! Ndrenika: Veproni si me Pazarin e Ri!

by Java News
14/06/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një dëgjesë me artistët për Teatrin Kombëtar.

Në takim marrin pjesë disa artistë dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Veliaj thekson se godina është jashtë kushteve.

Nuk duhet të përfshihemi emocionalisht, tha kryebashkiaku i Tiranës. Kryebashkiaku u bëri thirrje artistëve të bien dakord, duke zbutur disi sherrin e krijuar.

“Gjërat e mira vijnë nga diskutimi i hapur. Ta konsiderojmë këtë takim një fillim të ri“, deklaroi Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, iu drejtua artistëve duke u thënë të zgjedhin një përfaqësi që të negociojë më tej për projektin e Teatrit Kombëtar.

“Jemi të hapur për diskutim sa i përket gërshetimit të trashëgimisë me pjesët e reja të godinës. Nëse do jeni dakord të caktoni një përfaqësi, që bashkë me mua të jenë pjesë e këtij procesi. Të mblidhemi dhe të bëjmë negociata. Nëse nuk na pëlqen e lëmë kështu si është”, tha Veliaj.

Çeloaliaj: Shembja e kësaj godinë shemb identitetin Kombëtar

Ndërkohë që aktori Alert Çeloaliaj e ka thënë që ftesa e sotme nuk është për dialog, sa kohë që Bashkia dhe qeveria e kanë ndarë mendjen se aty do të ndërtohet një Teatër i ri.

“Qeveritë nuk kanë ndërhyrë në 27 vite. Shembja e kësaj godinë shemb identitetin Kombëtar. Çfarë do tu themi fëmijëve. Cënohet edhe kujtesa emocionale dhe hapësira publike. Nuk mund të jepet toka e Teatrit Kombëtar”, tha aktori Çeloaliaj

Ndrenika: Jam kundër PPP, veproni si me Pazarin e Ri

Robert Ndrenika deklaroi se është njohur me projektin, por është kundër partneritetit publik privat

“Ka shumë rëndësi që të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohë. Kam qenë tek zyra e kryetarit, kam qenë optimist me projektin e tij. Kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat publik. E kam vuajtur edhe personalisht pasi kam dhënë vetë shtëpinë me këtë skemë”, deklaroi Ndrenika

‘Kërkoj që të ruhet identiteti i Teatrit‘, tha Ndrenika. “Është bërë shumë mirë me Pazarin e Ri”

“Tirana e meriton një Teatër modern dhe të ri“, deklaroi Ndrenika

Derhemi: Nuk lejojmë që asnjë cm i Teatrit Kombëtar të cenohet

“Keni vetëm një qëllim, që Teatri të shembet. Nuk lejojmë që asnjë cm i Teatrit Kombëtar të cenohet. Aty fillon konsensusi me ne, dhe aty mbaron. Nuk lejojmë cenimin e territorit. Jemi gati për diskutime nëse nuk cenohet territori”, deklaroi Arben Derhemi

Paja: Jam për Teatër të ri. Nuk duhet të merremi me tulla

“Jam për Teatër të ri. Nuk duhet të merremi me tullat dhe betonin, ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik. A kemi një Romeo dhe Zhulietë që të demonstrojë atje në Teatër”, Luftar Paja

Reshat Arbana: Teatri duhet të mbetet atje

“Hera e parë që marr pjesë në debat. Mu kujtua shprehja që shqiptarët mund të fitojnë çdo luftë por duhet të fitojnë betejën mes veti. Kam parë konflikt mes aktorëve. Unë si aktor i teatrit, kam 27 vjet që kam ikur, them që teatri duhet të mbetet atje. I lutem Bashkisë t’ia lërë teatrit. Kollonat e atij teatri janë 10 me 10. E kemi parë të gjithë se në çgjendje është. Si është katandisur. Të mendojnë për këtë punë ata që janë specialistë. A bëhet një teatër në atë sallë apo një i ri, por lërjani territorin e Teatrit Tiranës. Salla e Teatrit të Shkupit është nga më të mrekullueshmet dhe se di sa ka kushtuar. Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër. Përfundimisht, në qoftë se do vazhdoni të dëgjoni gjithë sa jemi këtu, s’do mbarojmë kurrë. Merrni njerëz e diskutojeni se me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye. Bëni një gjë të bukur se ato kullat nëse do bëhen do duken sikur do bien në kokë të artistëve dhe teatrit. Nuk e di a do restaturohet por do më shumë se 1 milion. Merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, skenografët, grupet e interesit. Unë nuk jam interesuar, është hera e parë por që kam parë disa skena të turpshme”, u shpreh Reshat Arbana.

Altin Basha: Teatri mund të rikonstruktohet, të mos shembet

“Duhet të ishte i pranishëm kryeministri. Kur prezantoi projektin, me arrogancë nuk iu dha fjalën artistëve. Nesë tallazhi nuk ka vlerë, çfarë është qerpiqi. Pse nuk merret në konsideratë rikonstruksionin e Teatrit. Ky Teatër mund të rikonstruktohet. Nuk mund të thuhet ta shembim se  nuk bën. Kemi problemin e PPP. Mos të përsëritet historia e Kinema Rebublika dhe Kinema 17 Nëntori, sot nuk janë, por kanë mbetur kullat. Të mos preket territori. Ju lutem mos na e hiqni. Biseda behet në një frymë mosbesimi”, tha Altin Basha

Debat me artistëve: Nuk është Teatri i Tiranës, por i Shqipërisë

“Teatri nuk eshtë i Tiranës, por i Shqipërisë. Të mos flasim me krahinizma. Mos e bëni këtë teatër të ri, na lini të vdesim nga tuberkolozi. Të mos flasim me vijë politike dhe llaç, por për produkt artistik. Jam kthyer para 3 viteve. Tirana ishte djerrinë, ishte kthyer ne fekale. Sot gjithë Europa flet për Tiranën”, deklaroi Laert Vasili, i cili u përplas me Arben Derhemin

Erion Isai: Të ndërtohet Teatër i Ri, edhe 5 po mundet

Aktori i humorit Erion Isai ka deklaruar se është pro mendimit për të ndërtuar një teatër të ri.

“Të ndërtohet Teatër i Ri, edhe 5 po mundet“, deklaroi Isai

Trebicka: Të mos preket territori, të tjerat negociohen

“Nuk kemi të bëjmë me një objekt, por me kujtesë, memorie. Thelbi i të tërës është territori. Nëse nuk cënohet territori, ne ia kemi arrit qëllimit. Duhet të ruajme me çdo kusht territorin, pastaj ndërtohet i ri apo rikonstruktohet, nuk ka problem. Nëse na marrin territorin, na mbyten, ikem ne”, tha aktori Trebicka

Budina: Buxheti ynë për kulturën është 0.7%, turp

“Na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe pastaj na thirrni hajde të flasim për ligjin. Ata që janë kundër, në parim jemi ne. Buxheti ynë për kulturën është 0.7%, nuk ndodh në asnjë vend”, deklaroi regjisori Budina

Veliaj ironi me PD: Nuk kishit nishan, hodhet 10 vezë dhe nuk më zuri asnjë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ErionVeliaj ka dhënë një përgjigje për PD-në pas aksionit të sotëm të të rinjve të FRPD që qëlluan me vezë ndaj tij. Më shumë si këshillë, Veliaj iu tha se duhet të stërviten më shumë me shënjestrën.

“Nuk kishit nishan, hodhet 10 vezë, nuk qëlluat në asnjë. Nuk u kishte mësuar mirë Luli, stërvituni pak më shumë”, tha Veliaj, teksa i drejtohej një të pranishmi në dëgjesën me artistët për teatrin.

Përplasja gjatë takimit

Gjatë takimit pati edhe përplasje mes Veliajt dhe avokates së sindikatës së aktorëve

“Bëra 30 minuta propagandë për Tiranën”, tha Mirela Jorgo, avokatja e sindikatës së aktoreve

Veliaj: Ja pse duhet një teatër i ri kombëtar

Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e  ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës.

Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet. “Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar.  Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë”, u shpreh ai.

Me tej Veliaj tha se studimi shkencor i vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania,” publikom raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në sigtuatë lute, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti;

“Relacioni i vitit 2014 të Institutit të Monumenteve të Kulturës thotë se Gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë.  Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë, dhe në mirëmbajtjen e pjesëve të dukshme të tij. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë, nuk ka pasur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij.

Akt kontrolli i bërë më 2014 , pa qenë unë kryetar bashkia, pa pasur lidhje me këtë realitet, nga inspektorët e parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës të Tiranës konstaton sesa e rrezikshme është situata e zjarrit”, u shrpeh ai.;

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë.

Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:

– Biletari

– Garderobe per spektatoret

– Zyra per administraten

– Dhoma zhveshjes per artistet

– Dushe per aktoret

– Dhoma provash

– Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit

– Sistem Audio dhe video projektimi

– Dhoma akustike apo rregjistrimi

– Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve

– Tualete  per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit

– Dalje emergjence

– Sisteme sigurie

– Sisteme kundra zjarrit

– Sisteme qe garantojne energjine elektrike

– Arkive

– Dhomat e grimit

– Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit

– Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe

– Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh

– Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate

– Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene

– Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes

– Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet

– Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun

– Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli

Javanews/a.ç

Next Post
A ishte Ajnshtajni racist, e zbulojnë Ditarët e udhëtimit

A ishte Ajnshtajni racist, e zbulojnë Ditarët e udhëtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com