• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin rezultatin, kalojnë në avantazh..

by Os De
14/10/2025 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor. 

Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she. 

Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar. 

Sulmi është ndryshuar i tëri, me Asanin dhe Hoxën që do të mbulojnë krahët, ndërkohë maja e sulmit i është besuar Mirlind Dakut. 

Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi. 

Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja. 

Shqipëria është ndeshur vetëm një herë me Jordaninë, në vitin 2018, një takim i përfunduar pa gola. 

Rezultati Live: 

Shqipëri 2-1 Jordani 

Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′ / Al-Rashdan 27′ 

Komenti Live: 

65′ GOOOL Shqipëria 2-1/ Asallani jep një top mjaft të bukur në zonë dhe Broja me një manovër fantastike kalon portierin dhe shënon. (VIDEO) 

62′ Al-Rashdan tenton me një predhë nga goditja e dënimit, por Dajsinani e ndal pa probleme. 

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja. 

52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur. 

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake. 

46′ Nis pjesa e dytë! 

45+3′ Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Alnaimat lëviz brenda zonës dhe godet me të djathtën, por Dajsinani e ndal siç duhet. 

45+1′ Al Tamari pason brenda zonës, por Dajsinani e lexon siç duhet dhe e kontrollon topin pa probleme. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë. 

43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi. 

40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij. 

27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO) 

24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit. 

21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij. 

18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt. 

16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila. 

10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila. 

4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin. 

1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”! 

Next Post
“Monopatinat burim aksidentesh”, Qibini: Mjeti i pa klasifikuar në Kodin Rrugor. Gazetarja: Masat ndaj këmbësorëve, pa efekt

“Monopatinat burim aksidentesh”, Qibini: Mjeti i pa klasifikuar në Kodin Rrugor. Gazetarja: Masat ndaj këmbësorëve, pa efekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In