Dorëheqja e Nikos Kotzias, zhvillimet në Maqedoni apo rruga drejt krijimit të Ushtrisë së Kosovës ka bërë bashkë mbrëmjen e së enjtes në ‘Real Story’ analistë dhe ekspertë të politikës së jashtme.
Në fjalën e tij, ish-ministri Paskal Milo tha se largimi i Kotzias nuk është faktor vendimtar për të krijuar destabilitet në rajon. Ndërkohë, në gjykimin e Tritan Shehut, e vetmja rrugë e zgjidhjes së kufirit dhe detit është dërgimi me konsensus në Gjykatën Ndërkombëtare.
Në studion e Sokol Ballës, Zv.Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se këto orë janë dramatike për Shkupin…
“Këto orë janë dramatike për Shkupin për të gjetur 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese. Nesër e mësojmë nëse do të shkojmë në zgjedhje apo jo” – tha Osmani në ‘Real Story’.
Sipas tij, skenar më i rrezikshëm do të ishte largimi nga qeveria greke i Kamenos, dhe jo ai i Nikos Kotzias.
JavaNews/b.d