• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Veriu në Jug, Rama tregon rrugët e reja që do të ndërtohen në Shqipëri

by Java News
08/11/2017 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me grupet e interesit kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018.

Qeveria do të ketë një politikë agresive për sistemin e kontratave në ndërtimin e rrugëve, për “të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime”, është shprehur kryeministri Edi Rama, në takimin e buxhetit për Infrastrukturën.

Ai tha se kanë nisur penalizime për supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në dëmin ndaj buxhetit të shtetit, teksa e ka quajtur të papërgjegjshëm administrimin nga ana e drejtorisë së rrugëve.

“Politikë agresive për sistemin e kontratave që të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime për sistemin e supervizionimit, që është problem themelor në këtë vend dhe do të jemi me tolerancë zero ndaj gjithë supervizorëve dhe njëkohësisht do t’i japim fund historisë së akumulimit të borxheve që fatkeqësisht na shoqëroi dhe në këtë periudhë për shkak të supervizorëve të papërgjegjshme dhe administrimi të papërgjegjshëm të drejtorisë së rrugëve. Ne kemi nisur procese penale për ata supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë dëm ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje flagrante të ligjit të buxhetit të shtetit dhe do të vazhdojmë të çojmë para drejtësisë këdo prej tyre që ka marrë pjesë në këtë shkleje”, tha Rama.

“Planifikimi ka qenë i mangët, projektet të mangëta, po ashtu edhe kontratat dhe në fund produkti është i mangët. Ne kemi një buxhet, 42% më i lartë për financimin e infrastrukturës, do të thotë jo pak, edhe pse nuk është i mjaftueshëm për ndryshimin që duam. Nga 2018 do financohen 10 segmente nga buxheti i shtetit

Në 4 vitet e ardhshme ne do i dalim, parashikojmë rritje të buxhetit, pasi do të ketë rritje të të ardhurave, por kemi edhe projektin e 1 mld dollarësh” deklaroi ai.

Kryeministri tregoi edhe akset e reja rrugore që po ndërtohen dhe do të ndërtohen gjatë këtij mandati, duke nisur nga hyrja e Tiranës, në Tepelenë, Himarë, Korçë, Fier, Vlorë dhe Dibër.  Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018. “Do çojmë para projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. By-pass-in e Tepelenës, do të përfundojmë rrugën Korçë-Ersekë, do të garantojmë By- Passet e Fierit dhe të Vlorës.

Do të finalizojmë kontratën dhe do të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Milot-Balldren, Tiranë-Thumanë përmes Vorës, Kardhiq-Devlinë, një pretim i përsëritur nga të gjitha partitë, ka ardhur koha për t’i dhënë drejtim, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës. Do përfundojmë dhe rrugën e lënë rrugëve Milot-Rreshen. Do të krijohen mijëra vende pune”, ka thënë Rama.

Kryeministri deklaroi se do të fillojë edhe rruga e Thethit dhe rruga Shengjin-Velipojë

Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.

“Kemi filluar proceset penale për supervizorët dhe zyrtarët e përfshirë në abuzime ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje të ligjit. Do të çojmë para drejtësisë për atë që ka marrë pjesë në këtë shkelje të papranueshme.

Nuk ka zyrtarë ARRSH që mund të hapë buxhet me firmën e tij duke i ngarkuar borxhe qeverisë, ndërkohë që ligji është i qartë dhe ka kufij të kapërcyeshëm edhe nga vetë qeveria” deklaroi ai.

***

Rama prezanton projektin për modernizimit të infrastrukturës kombëtare

“INFRASTRUKTURA PËR SHQIPËRINË QË DUAM – Me kompani dhe sipërmarrje për çeljen e kapitullit të ri të modernizimit të infrastrukturës kombëtare, përmes Buxhetit 2018 dhe Progamit 1 Miliard për Rindërtim“, deklaroi Rama

a.ç

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155292010546523/

Next Post
Navas shkon tek skuadra angleze

Navas shkon tek skuadra angleze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com