• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE/ Ndahen çmimet “Bleta e Artë”, Rama: Vitet e ardhshme do të ketë një boom ekonomik në Shqipëri

by Java News
28/12/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur në evenimentin e ndarjes së çmimeve Bleta e Artë për biznesin, se rritja ekonomike dhe shtimi i numrit të të punësuarve, është një arsye për të qenë më të pakënaqur me arritjet e deritanishme, duke nënkuptuar se përmirësimi mund dhe do të jetë më i madh dhe i prekshëm. Kryeministri ka theksuar se para 3 vitesh rritja ekonomike e vendit nuk ishte as 1%, ndërsa tani, në fund të viti 2016, rritja ekonomike parashikohet rreth 3.3 deri në 3.5%. Në këtë kontekst, Rama ka shtuar se në vitet e ardhshme, do të ketë një boom ekonomik në vend, falë reformave të ndërrmara nga qeveria.

Rama: Do mundohem të jem shumë sintetik, edhe pse më rezulton shumë e vështirë kjo gjë…. nuk dua të krijoni përshtypjen që qeveria flet e flet dhe ju të mbeteni pa ngrënë.

Së pari, si rrjedhojë e reformave të ndërrmara, shqipëria këtë vit arrit pozicionin më të mirë historik në Doing Business, qysh prej vitit 2003. Kemi përmirësuar 42 pozicione, ndërkohë që në pozicionin e lehtësimit për pagesën e taksave, kemi përmirësuar 45 vende. Nuk është ky objektivi ynë përfundimtar, sepse synojmë më shumë përmirësim. Jemi të bindur që është e mundur dhe patjetër që do tja dalim.

Sot janë të regjistruar në librat e shtetit, 183 mijë punonjës më shumë në sektorin jobujqësor, sesa cishin në vitin 2013. Është një shifër dhe jo një opinion dhe besoj që vlen për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe kuptojnë se nëse papunësia në vend, sot e gjithë ditën është një plagë e madhe… shqipëria sot nuk është e papunë. Shqipëria ka më shumë punësim sot se 3 vjet më parë.

Sonte unë dua të falenderoj të gjithë ata ndër ju të cilët i janë bashkuar përpjekjes sonë të madhe për reformimin rrënjësor të arsimit profesional, nga një riguxho “pecatorium” ku strehoheshin viktimat terminale, në një gjenerator të punësimit në Shqipëri. E kemi filluar me 3 mijë nxënës dhe sot jemi në 27 mijë cka do të thotë se ardhmja jo e largët do të jetë me sigurt.

Nga ana tjetër, të regjistruar në librat e shtetit sot, janë për këtë vit 18 mijë biznese të reja. 18 mijë, qoftë sikur edhe një person të vetëm të kenë punësuar, bënjnë 18 mijë njerëz të punësuar, por nuk bëhet fjalë për një por më shumë. Cka është më e rëndësishmja, është që për të gjithë ata që thonë se në vend nuk ka investime të huaja, është dhe fakti se kemi një rritje prej3.2% të kompanive të huaja me apo pa kapital të përbashkët në vend.

Ky viot na ka dhënë një mesazh shumë kuptimplotë për turizmin në vend, si një gjë që kemi filluar ta fusim në një rrugë të zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas BB-së, ekonomia e Shqipoqrisë fitoi më shumë se gjysëm miliardi euro nga turizmi. Edhe në këtë rast, nuk është mjaft, përkundrazi, është një arsye jo për të qenë të kënaqur, por për të qenë edhe më të pakënaqur me veten tonë sepse potencialet janë më të mëdha.

Tjetra që besoj se nuk duhet lënë pa nënvizuar është rritja ekonomike. Sigurisht që 3 apo 3.5% nuk është një rritje e mjaftueshme për një ekonomi si e jona dhe në kushtet kur për familjet e shtresës së mesme, ne kërkojmë që impulsi i rrirtjtes të jetë i prekshëm. Por ama, vetëm kush nuk do të shohë e të dëgjojë, nuk pranon se 3.3 apo 3.5 % është shumë më tepër se zero presje diçka, aty ku ishte ekonomia 3 vite më parë.

I kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për këtë rritje ekonomike… ama nga ana tjetër jemi të bindur se i kemi të gjitha arsyet për të qenë të pakënaqur, kur realisht ja dolëm të shmangnim një rënie në humnerë për shkak të borxheve të akumuluara dhe të gjithë kolapsit energjitik ku na lanë. Por, në raport me të ardhmen, kjo nuk na mjafton.

Ahmetaj: Dua të ndaj me ju një shifër të rëndësishme… me Bankën e Shqipërisë kemi kalkuluar investimet e huaja në vend, dhe për 9 muaj janë 701 mln euro.

Para 3 vitesh, dua tju tregoj dy episode. Në zyrën e kryeministrit, disa edhe nga ju, u ankuan tek ai dhe jo një ditë, por disa, për atë që kishin trashëguar nga qeveria e vjetër, borxhet elektorale. Dhe kërkesa e parë e sipërmarrjes ishte, kryeministër, na paguani borxhet sepse po falimentojmë.

Në një takim tjetër të para disa ditëve, një grup sipërmarrësish ndanë një shqetësim legjitim, ata kërkuan vazhdimin e luftës kundër informalitetit. Ky është dallimi rrënjësor në 3 vite. Të gjithë pranonin se kishin një rritje të punës dyshifrore.

Viti 2017 i ka premisat që të jetë viti më i mirë ekonomik./java/a.k

Next Post
VIDEO/ Reshjet e borës pushtojnë Rrugën e Kombit, shoferët këshillohet të bëjnë kujdes

VIDEO/ Reshjet e borës pushtojnë Rrugën e Kombit, shoferët këshillohet të bëjnë kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com