• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE/ Kryeprokurori nuk hiqet nga rendi i ditës, PS rrëzon kërkesën e opozitës

by Java News
18/12/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur mes tensionesh seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mësohet se ka mbledhur firmat për kandidaturën e Arta Markut.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm kundërshtohet ashpër nga opozita e bashkuar, mbështetës të së cilës kanë nisur një protestë jashtë sallës së Kuvendit.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që të hiqej nga rendi i ditës zgjedhja e Kryeprokurorit, çka u rrëzua me votim nga Kuvendi. Kjo ka shkaktuar debate dhe tensione në Kuvend.

Me heret, Sali Berisha dhe Flamur Noka u përplasen me forcat e gardës

Paralelisht me seancën, opozita ka organizuar edhe një tubim para parlamentit.

Seanca po zhvillohet me debate të forta dhe deri më tani është ndërprerë dy herë.

***

Ora 11:20 Duma nxit protestuesit të futet brenda parlamentit

“Ju po prisni të futeni brenda. Kjo është e drejtë sepse ajo sallë është e juaja“, deklaroi Grida Duma

Ora 11:10 Manja pyet opozitën: Pse janë SHBA-BE në një mendje me ne?

Situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, teksa protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe përplasen me policinë.

Pas deklaratave të opozitës ka folur për mediat edhe Ulsi Manja, i cili deklaroi se nuk do të tërhiqemi nga zgjedhja e kryeprokurorit.

Manja pyeti opozitës së pse SHBA dhe BE janë sot në një mendje me ne

“SHBA dhe BE janë sot në një mendje me ne. Opozita duhet të përgjigjet për këtë gjë. Për herë të parë kjo opozitë dhe Sali Berisha nuk mund të zgjidhet nga Berisha dhe opozita”, deklaroi Ulsi Manja

Gjatë kohës që po fliste deputeti socialist, ka ndërhyrë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

“Kryeprokurori nuk zgjidhet kryeprokurori nga kriminelet. Ju jeni diktatura e drogës dhe krimit. Nuk lejojmë kryeprokuror antikushtetues’’, deklaroi Kryemadhi

Ora 11:03 Protestuesit çajnë kordonin e policisë, ndërhyjnë Forcat Speciale
Protestuesit e opozitës kanë thyer kordonin e policisë para Kuvendit, duke tentuar të hyjnë me forcë në sallë, ku vijon seanca për kryeprokurorin e përkohshëm. Ndërkohë, Report Tv mësoi se një vajze i ka rënë të fiktë mes turmës së njerëzve, të cilët janë përplasur ashpër me policinë. Gjithashtu, një punonjës policie është lënduar në kokë pasi është goditur nga druri i një baneri të protestueve.

Ora 10:44 Ndërpritet për herë të dytë seanca, opozita bllokon foltoren

Seanca po zhvillohet me debate të forta dhe deri më tani është ndërprerë dy herë. Pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e kryeprokurorit, opozita ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit, ndërkohë që Ruçi ndërpreu seancën

Ora 13:38 Kuvendi rrezon kërkesen e opozitës

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që të hiqej nga rendi i ditës zgjedhja e Kryeprokurorit, çka u rrëzua me votim nga Kuvendi. Kjo ka shkaktuar debate dhe tensione në Kuvend.

Ora 10:30 Kryemadhi: thirrje Ramës: Ik e mos u kthe, të shpëtojë edhe familja jote prej teje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të heqë nga rendi i ditës cështjen e kryeprokurorit.

“Ndërprit seancën për rendin e ditës. Hilacakët më të mëdhenj jeni ju, por kjo punë ka marrë fund, nuk ka për të vazhduar kjo histori, nëse doni një prokuror të mbulojë zullumet tuaja, pisllëqet që keni bërë kjo gjë ka marrë fund, nuk ka as prokuror të përkohshëm, as të përgjithshëm, as shqiptar e as ndërkombëtar të mbulojë pastrimin e parave të drogës që po helmojnë shqiptarët. Edhe këtij i duket normale përdorimi i kokainës, ik dhe mos u kthe të shpëtojnë shqiptarët, por të shpëtojë edhe familja jote prej teje”- tha Kryemadhi.

BERISHA FLET ASHPËR
Ora 10:20- Pasi situata iu rikthye normalitetit, Sali Berisha merr fjalën në foltore dhe thotë se u tentua t’i pengohej e drejta e fjalës. Ai shtoi se mazhoranca me këto sjellje po i shpallte luftë opozitës. “Na shpallën luftë, i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”.

ISH-KRYEMINISTRI BERISHA TENTON TË MARRË FJALËN, DEPUTETËT E PD PËRPLASEN ME GARDËN
ORA 10:15 Pas fjalës së kryedemokratit Basha, ka vijuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla për të prezantuar nisëm “Lule dielli”.
Në vijim fjalën në foltore ka tentuar ta marrë ish-kryeministri Berisha, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës pasi kryeparlamentari Ruçi nuk i kishte dhënë miratimin.
Në këtë moment janë mbledhur në foltore të gjithë deputetët e opozitës, duke u përplasur me Gardën.

NIS SEANCA, BASHA PARALAJMERON: MOS SHKELNI KUSHTETUTEN, TERHIQUNI OSE PERBALLUNI ME PASOJA
ORA 10:10 -I pari fjalën e ka marrë kreu i opozitës, Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se kjo është një nga ditët më dramatike për vendin, dhe për demokracinë.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë që duan një vend demokratik. Sot po bëhet një dhunim flagrant i Kushtetutës. Mazhoranca po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Sot në mënyrë tinëzare ju po bëheni gati për një dhunimin e institucioneve. Legjislativi ekzekutiv dhe drejtësia janë dhe duhet të jenë të ndarë nga njëri-tjetri. Kushtetuta ia ndalon një force të vetme politike emërimin e prokurorit të përgjithshëm. Ju jeni paralajmëruar vazhdimisht gjatë këtyre javëve që të hiqni duart larg pushtetit të drejtësisë. Jeni paralajmëruar të mos vazhdoni më pengimin e hetimeve për Tahirin, Dakon, dhe dosjet e krimit. Por ju jeni të vendosur të shkelni kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin e paligjshëm dhe pasuritë tuaj. Ky është momenti i fundit kur në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni. Ky është urdhër i popullit, bindjuni atij, ose përndryshe përballuni me pasojat”, tha Basha.

Next Post
Ndërpritet sërish seanca, deputetët e PD përplasen me Gardën

Ndërpritet sërish seanca, deputetët e PD përplasen me Gardën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In