7 minuta. Kaq i kanë mjaftuar Interit për të shënuar golin e parë në Olimpico, në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Ka qenë Barella që me një goditje nga larg nuk i ka lënë asnjë shans portierit rival.
Në minutën e 24-të, Vlahovic do kishte mundësi për të vendosur ekuilibrat, por nuk do ia dilte dot, pasi goditja e tij nuk është e saktë.
Pas gjysmë ore lojë, radhën e ka Dybala për të synuar kuadratin zikaltër, por edhe këtë herë pa rezultat.
Interi do dilte përpara në të 36-tën. Fillimisht do provonte Calhanoglu por topi do ndalej në mur, më pas Brozovic e dërgoi sferën në tribuna.
Pjesa e dytë do niste aty ku përfundoi e para. Presingu bardhezi shpërblehet me gola të Alex Sandro dhe Vlahovic, për përmbysjen.