• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE/ I pamposhtur, Florian Marku kampion në vendlindje, sjell titullin në Tiranë

by Java News
25/08/2022 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Florian Marku mbetet i pamposhtur. Kampioni shqiptar ka mundur me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra.

Një ndeshje mjaft emocionuese nga të dy boksierët por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar.

Me mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani. Marku ka fituar me pikë 96 me 91.

Ndeshja në “Air Albania” është bërë mjaft emocionuese ku Marku dhe Perra po grushtojnë vazhdimisht njëri-tjetrin.

Boksieri kundërshtar e ka rrëzuar në raundin e 8-të Florian Markun.

Nderkohe qe ne raundin e 10 dhe te fundit, serish Florian Marku e ka marre me vrull duke grushtuar fort dhe lekundur kundershtarin.

DUELI LIVE

Raundi 10 – Minutat e fundit shohin Markun të mundohet fillimisht të mbajë larg kundërshtarin në fillim e pastaj sulmon për të marrë një KO. Por në fund, shkëmbimi i grushteve nuk sheh asnjërin në tapet dhe tashmë pritet vendimi i gjyqtarëve.

Raundi 9 – Sulme nga Marku në këtë raund, për të balancuar goditjet që mori në raundin e 8. Megjithatë, të dy boksierët janë më të kujdesshëm për të evituar një goditje që mund të ishte fatale.

Raundi 8 – Ramirez tani është i ndërgjegjshëm që vetëm një KO mund t’i japë epërsinë në këtë sfidë dhe mundohet të gjejë hapësirë sulmi. Një gjuajtje me të majtën hedh Markun në tapet, por ai ngrihet përsëri shpejt dhe arrin të kundërpërgjigjet në raundin më të keq të kësaj ndeshje për të.

Raundi 7 – Marku nis ofensivën dhe me të majtën e tij lëshon një gjuajtje të fortë duke i shkaktuar një të çarë kundërshtarit në pjesën e djathtë të fytyrës. Më pas ai lëshon 2-3 goditje me të majtën, duke nervozuar kundërshtarin e tij që mundohet të kundërpërgjigjet në sekondat e fundit.

Raundi 6 – Marku fillon lojën e tij të zakonshme, duke sfiduar kundërshtarin që ta godasë. Ai eviton çdo tentativë drejt kokës së tij, teksa mundohet që të gjejë hapësirën të gjuajë kundërshtarin.

Raundi 5 – Ramirez është në ofensiv në këto momente, duke u munduar që të përfitojë nga gjakosja e Markut. Por boksieri shqiptar gjen mundësinë të kundërpërgjigjet dhe ndal ofensivën e  meksikanit.

Raundi 4 – Pak sekonda dhe Ramirez është në tokë. Gjyqtari numëron edhe pse meksikani pretendon se është shtyrë. Më pas të dy boksierët përplasen kokë më kokë dhe Marku pëson një të çarë në vetull. Kundërshtari merr zemër dhe fillon të godasë më shumë për të përfituar nga fakti se Marku nuk ka shikueshmërinë e duhur.

Raundi 3 – Boksieri shqiptar gjen dy herë të çara në mbrojtjen e Ramirez, i cili kërkon duelin nga distanca me Markun duke mos e lejuar të afrohet.  Por është tashmë boksieri shqiptar ai i cili ka iniciativën e plotë duke kërkuar sulmet e njëpasnjëshme.

Raundi 2 – Marku ia del të shtyjë në litarë kundërshtarin e tij, teksa përpiqet që ta godasë me të majtën e tij disa herë, por nuk e gjen të hapur.

Raundi 1 – Parra Ramirez është ai që ka iniciativën në raundin e parë, teksa mundohet të shtyjë Markun drejt këndit, pa shumë sukses. Shqiptari kontrollon me qetësi situatën duke pritur momentin e duhur për të goditur.

Next Post
“Mbreti shqiptar”/ Kryeministri Rama reagon në Facebook pas fitores së Markut

“Mbreti shqiptar”/ Kryeministri Rama reagon në Facebook pas fitores së Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In