• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

by Os De
14/01/2026 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve. 

Njoftimi:  

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon: 

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal. 

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë. 

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset. 

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht: 

  1. IndritCerloj– Drejtor i IEVP Durrës; 
  2. AfrimZeqiraj– Shef i Policisë; 
  3. DezdemonPazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar); 

znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor; 

  1. AulonQuku – Kryeinfermier; 
  2. DorjanSaraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  3. SaliFerrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  4. PrengMarvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  5. FatjonBraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  6. IdajetCalamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  7. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve. 

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm: 

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve; 

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. 

Next Post
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

September 25, 2026
SHBA, Gjykata e Lartë sinjale ‘pro’ për urdhrin e Trump që ndalon udhëtimet për shtetasit e 7 vendeve

Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit që të kontrollojë shtetësinë e votuesve

September 25, 2026
Facebook, WhatsApp dhe Instagram jashtë funksionit, vjen reagimi nga kompania

Facebook rrezikon gjobë rekord deri në 10.5 miliardë dollarë, akuzohet se mashtroi 2,1 mln banorë me të dhënat personale në New Mexico!

September 25, 2026
Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve -

Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve –

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com