• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Hetimi ndaj Bushkës, Rama: E papranueshme! E mori vesh nga televizori

by A R
12/02/2025 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e cilëson të papranueshëm faktin që kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka po hetohet, pa e thirrur asnjëherë në Prokurori. Teksa ritheksoi mbështetjen ndaj SPAK dhe veçanërisht ndaj drejtuesit të saj Altin Dumani, tha se tanimë Partia Socialiste nuk do heshtë para “shkeljes së standardeve”.

“Diktaturë Shqipëria ka pasur në të shkuarën, kjo është Republikë parlamentare, ku legjislativi dhe ekzekutivi janë të pavarur nga pushteti i drejtësisë. Janë 3 pushtete që operojnë në kornizën e tyre kushtetuese. Duhet të marrim një përgjegjësi sepse sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina”, sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK, i cili ka gjithë mbështetjen tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht. Mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit dhe e lirive dhe standardeve demokratike sepse siç thashë përndryshe biem në kurthin e të kaluarës.”

“Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve, pa diskutuar fare se a ka, apo s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga televizori dhe duke dëgjuar gazetarët specialë. Se ne kemi edhe gazetarë specialë, që disponojnë sekrete hetimore, ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për t’u hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë. Kjo është e papranueshme! As dje, as sot, as nesër, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi, por ama kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë. Se vetëm një idiot apo maskara mund të thotë tani se ne kontrollojmë drejtësinë. Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hu gardhi dhe të most hemi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e Komisionit duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?!”, tha ai në dëgjesën e grupit parlamentar të PS.

Sipas Prokurisë së Posaçme, Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal ku po hetohet kryebashkiaku Veliaj.

Next Post
Rama për SPAK dhe GJKKO: Nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të japim mbështetje e të mos themi asgjë

Rama për SPAK dhe GJKKO: Nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të japim mbështetje e të mos themi asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In